Salianji: Po mbajme shenim ata qe po sulmojne bizneset per para

Salianji: Po mbajme shenim ata qe po sulmojne bizneset per para

81
0
Shares

“Në vend që ti ndihmojë bizneset dhe tu lehtësojë barrën e krizës së krijuar prej keqqeverisjes së tij, Rama u lëshon taksidarët me gjoba e kërcënime për falimentim“, tha sot ish deputeti Ervin Salianji.

“Armiku i vërtetë i biznesit është Edi Rama, njeriu që pasi ka zbrazur arkën e shtetit nga babëzia për të vjedhur taksat e shqiptarëve me koncesione dhe PPP., i është vërsulur bizneseve vendase. Ka lëshuar armatën e taksidarëve që kanë nisur terrorizimin e biznesit vendas, veçanërisht prodhues”, tha ish deputeti.

PD po merr me dhjetra denoncime nga biznese prodhuese, qe faktojnë represionin e inspektoriateve dhe kërcënimet mafioze të tyre.

“Ne do të mbajmë shënim emrat e atyre që sot gjezdisin me bllok kërcënues në dorë duke u prerë të drejtën familjeve shqiptare për të ardhura. Shqiptarët nuk do të tremben dhe as do të kërcënohen nga mafiozët që u vendosin lakun në fyt gjithnjë e më shumë shqiptarëve. Askush nuk mund të detyrojë shqiptarët të paguajnë me gjakun dhe djersën e tyre harbimin pushtetar.
Ata e kanë të qartë se kush është kryefajtori. Por dhe ne nuk do të harrojmë të çojmë përpara përgjegjësisë ato që sot fshihen pas urdhrit. Kjo nuk është një deklaratë hakmarrëse, por është zotimi për të vendosur drejtësinë dhe rendin përpara shumicës së heshtur. Atyre që kontribuojnë në heshtje në mirëqenien tonë”, tha Salianji. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY