“Ne këtu as votat nuk dimë të numërojmë”, Fuga për zgjedhjet në...

“Ne këtu as votat nuk dimë të numërojmë”, Fuga për zgjedhjet në Mal të Zi: Shqiptarët atje u sollën si qytetarë të emancipuar

107
0
Shares

Akademiku i njohur Artan Fuga ka reaguar në lidhje me zgjedhjet në Mal të Zi, ku sipas rezultateve të deritanishme kryeson partia e presidentit Gjukanoviç.

Përmes një analize në rrjetet sociale Fuga thekson se pavarësisht forcës që do të krijojë qeverinë e re, ajo çka bie në sy është fakti sipas tij që shqiptarët u sollën si qytetarë të emancipuar.

Profesori shtoi se ata nuk e shndërruan fushatën elektorale, as votën e lirë dhe të fshehtë, në rast ndarjesh, përçarjesh dhe histerishë nacionaliste dhe kombëtare.

Imagjino se çfarë gabimi do të kishin bërë sikur vota e tyre të merrte kuptimin e një vote – “plumb në ballë” ndaj komshiut të tyre malazes, serb, kroat, turk, rom, apo bosnjak!
Ata e dinë miliona herë më mirë sesa ne shqiptarët “mëmë” se si votohet, për kë votohet, qytetarisht, demokratikisht, kombëtarisht! Pse budallenj janë?

Por po e le këtë mënjanë se histori e gjatë. Një pyetje kam për veten dhe nuk i jap dot zgjidhje: Si nuk dëgjojmë te fqinjët ballkanikë historira si tona, me blerje dhe shitje votash, me komisionerë – hajdutë a policë votash, si nuk dëgjojmë sherre për kod zgjedhor dhe ndryshime kushtetute në sekondën e fundit për qëllime elektorale, si nuk dëgjojmë kërkesa për anulime zgjedhjesh e ku e di unë tmerre si këto?
Sigurisht në botimin tim “Origjinat e Pushtetit, Pronës, Pasurisë në Shqipërinë pastotalitare” kam marrë analizë si është përvetësuar pushteti nga politika duke iu rrëmbyer qytetarit.

Mirëpo pas kësaj mbetet një pyetje në planin antropologjik që e mendoj, e studjoj, dhe nuk e zgjidh dot: Përse ne kemi hyrë në këtë ndotje të demokracisë saqë as votat nuk dimë realisht t’i numurojmë dhe të tjerët jo?

Pse të tjerët jo? Pse ky kob, kjo murtajë, ky qelbërsillik te ne dhe jo te të tjerët? Lëreni mos u nxitoni të më jepni përgjigje si ato që më japin në pijetoren e fshatit tim, apo si ato që dëgjoj çdo ditë kur njerëz të ndryshëm nga padija, të shkretët, ja fusin kot!
Ca thonë : shqiptarë hesapi!!! Po mirë po këta shqiptarët e Malit të Zi nuk janë shqiptarë!!!Ca thonë: ballkan hesapi!!! Po mirë po këta grekët nuk janë ballkanas këta???
Ca thonë: E mo, pesëqind vjet osmanllik!!! Po mirë mo mirë, po këta rumunët, bullgarët, kosovarët, maqedonasit, këta nuk iu ka kaluar turku i vjetër përsipër këtyre?
Ca thonë: E po diktatura e dikurshme! Po mirë po diktatura duhej të na bënte ta mbanin të shndritshme demokracinë, ata spanjollët, portugezët, italianët nuk patën diktatura të gjata ata?

Ca thonë, po ja që jemi shumicë shqiptare, myslimane (a thua se feja është kundër demokracisë!!!), po mirë po këta bosnjakët, kosovarët, këta shqiptarët në Ulqin, në Prishtinë, në Dibër të Madhe, a gjetiu, këta nuk janë shumicë shqiptare me fe në shumicë myslimane si traditë dhe gjendje reale?Ca thonë lufta për pushtet!!! Po pse mo nuk ka luftë për pushtet në Greqi, Maqedoni, Mal të Zi, a në Serbi??? Ku ka pushtet, ka luftë për pushtet që nga Cingiz Kani e Perandoresha Ki deri te bashkia e Kavajës, Urës Vajgurore e Poliçan?Mister i madh!

Cfarë na ka pickuar, kafshuar, helmuar, prishur “dasmën”?Se të them që jemi budallenj, nuk e them dot! Se kur shkojmë e jetojmë jashtë bëhemi njerëz!

Mos është pyetje pa përgjigje???Mos vallë si në shkencat edhe tjera, mendja shpjegon si ndodh, por jo pse ndodh?Se ja thuhet se trupat tërhiqen, ta zemë eksperimentohet që bien në gjendje të lirë mbi Tokë, zbulohet edhe formula që mat këtë rënie, por askush nuk ka shpjeguar dot se përse trupat tërhiqen, pse, ca thonë se ka forca elektromagnetike, po pse ka forca elektromagnetike? Pse nuk themi njësoj, sikurse neopragmatizmi amerikan ka zbuluar me aq inteligjencë, se trupat tërhiqen nga dashuria për njeri tjetrin? Pse nuk them sepse trupat qiellorë nuk e njohin distancimin social, pra nuk kanë as Covid19, as malarje, as kolerë!!!Po jemi bërë turpi i Evropës me këtë histori! Edhe turpin e hamë me bukë, po pyetja misterizoe mbetet : Kush po na e fut”,-thote ai ne analizen e tij.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY