Ironia e ish-ministrit: ‘U bë mallkim shprehja ‘t’veshtë bluzën Ed Rama’

Ironia e ish-ministrit: ‘U bë mallkim shprehja ‘t’veshtë bluzën Ed Rama’

119
0
Shares

Ish Ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook duke e quajtur Edi Ramen nje ters.

Ai permend në shenimn e tij se sa herë që Rama vesh bluzën e ndonjë ekipi futbolli ato humbasin. Ose sa herë mbështet dikë ai humbet.

“Vesh bluzën e Juventusit, humb Juventusi. Nuk ka burrë nëne ta ngrejë Juven. As Ronaldo nuk i bëri fajde.

Veshi ca ditë, para 3 vitesh dhe një xhup të Bayern, ky i fundit nuk shihej me sy. Veshi bluzën e  kombëtares Shqiptare, humb Kombëtarja. As stadiumi i ri nuk e largoi tersin…

U bë me kombëtaren Italiane, u eleminua kjo e fundit që në fazën kualifikuese.

Së fundi doli të mbështesë Milo Gjukanoviçin e Malit të Zi, humbi edhe Milo…E keqja nuk është kjo, por fakti që ky ters  drejton Shqipërinë dhe çorodit shqiptarët. ????????

U bë mallkim shprehja “t’veshtë bluzën Ed Rama”!????,-shkruan ai.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY