Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Futbollistet e Kombetares dhe Federata nisin rindertimin e 3 shtepive

31/08/2020
Futbollistet e Kombetares dhe Federata nisin rindertimin e 3 shtepive
Share on FacebookShare on Whatsapp

Federata Shqiptare e Futbollit ka mbajtur premtimin e dhënë duke nisur rindërtimin e një prej shtëpive të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Të pranishëm në këtë inagurim kanë qenë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, trajneri i ekipit Kombëtar, Edoardo Reja, futbollistët e kombëtares së djemve Elseid Hysaj dhe Etrit Berisha si dhe futbollistja e kombëtares së vajzave, Megi Doçi.

Shtëpia e parë që ka nisur të ndërtohet është ajo e Artan Mirditës, në Gjuricaj të Ishmit, ndërkohë që FSHF do të rindërtojë edhe dy shtëpi të tjera me fonde të mbledhura nga donacionet e Federatës, stafit të Kombëtares, futbollistëve kuqezi dhe federatat partnere.

Nën moton “Ne jemi një skuadër, rindërtojmë së bashku”, Presidenti Duka dhe trajneri Reja morën pjesë në ceremoninë simbolike, ku vendosën tullën e parë të shtëpisë së re që pritet të jetë gati shumë shpejt. Në fjalën e tij para mediave të pranishme, presidenti i i FSHF-së u shpreh:
“Faktikisht pandemia na bëri që për njëfarë kohe ta ndërprisnim projektin apo iniciativën e marrë që pas fatkeqësisë së ndodhur në nëntor, tërmetit i cili dëmtoi gjithë këtë zonë. Që në atë kohë, ne të gjithë, federata dhe të gjithë futbollistët e ekipit kombëtar, trajneri dhe disa federata mike, morëm iniciativën dhe hapëm një llogari për një ndihmë modeste për të ndërtuar disa shtëpi. Kjo është shtëpia e parë që ne po fillojmë, e thashë që, me vonesë disi për arsye të pandemisë por gjithsesi siç thotë populli ‘Më mirë vonë se kurrë’ dhe pas kësaj do të ndërtojmë edhe 2 shtëpi të tjera. Kemi zgjedhur nëpër fshatra shtëpi teke që janë sa më të rrënuara dhe sa më në nevojë. Në këtë rast, unë do të doja të falenderoja jo vetëm përfaqësuesit që janë këtu sepse edhe në mënyrë individuale, qoftë trajneri Reja nga financat i tij ka kontribuar në këtë buxhet, Elsi Hysaj, Etriti dhe të gjithë futbollistët e kombëtares, disa federata mike dhe kryesisht Federata italiane dhe Federata Shqiptare e Futbollit për të bërë këtë projekt”.

Në fund, futbollisti i kombëtares tonë Elseid Hysaj u shpreh: ‘Po mundohemi t’i ndihmojmë të gjithë njerëzit që kanë nevojë. Do jetë e vështirë të gjithë, por do mundohemi që familjet që kanë pasur më shumë dëme t’i ndihmojmë dhe siç thashë uroj që të mos ndodhin më dhe të jetojnë sa më të qetë.”
Në përfundim të ceremonisë, Presidenti i FSHF së bashku me trajnerin dhe futbollistët shpërndanë edhe disa dhurata për tre fëmijët e familjes Mirdita. /DRONI.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria në protestën e opozitës para Kryeministrisë

Mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria në protestën e opozitës para Kryeministrisë

24/01/2026
Ceremonitë për përcjelljen e kolegut, gjyqtarët ndërpresin proceset nga 2-4 ditë

Grabitet me çekiç zyra e kredive në Shkodër

24/01/2026
“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

24/01/2026
EMRI/ Mjeku i Akademisë së Sigurisë në pranga, u korruptua nga studentët e policisë

EMRAT/ Në pranga drejtuesi i postës së policisë së Orikumit me 2 oficerë të tjerë

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria në protestën e opozitës para Kryeministrisë

Mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria në protestën e opozitës para Kryeministrisë

24/01/2026
Ceremonitë për përcjelljen e kolegut, gjyqtarët ndërpresin proceset nga 2-4 ditë

Grabitet me çekiç zyra e kredive në Shkodër

24/01/2026
“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.