Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dëshmia që ndryshoi dinamikën e vrasjes: Dhëndëri i Qazim Sejdinit thirri Florian Lamçen, morën kokainë dhe u qëlluan me armë

31/08/2020
Dëshmia që ndryshoi dinamikën e vrasjes: Dhëndëri i Qazim Sejdinit thirri Florian Lamçen, morën kokainë dhe u qëlluan me armë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndryshon dinamika e vrasjes së Florian Lamçes në 30 korrik në Elbasan, ku autor i krimit është dhëndëri i Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari dhe shoku i tij Adriano Hajdari. Grupi hetimor ka gjetur 3 gëzhoja në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar dëshminë e një personi që ka treguar me detaje se çfarë ka ndodhur, duke pranuar se në lokal është qëlluar me armë.

Në vrasjen ku mori pjesë dhëndëri i Qazim Sejdinit dhe shoku i tij dihet tashmë se është kryer me mjete të forta dhe se personat që ishin të pranishëm kanë qenë nën efektin e alkolit. Për sherrin, ku mbeti i vrarë Florion Lamçja të akuzuarit thonë se nuk mbajnë mend asgjë dhe se nuk kujtojnë si ka ndodhur sherri.

Por tashmë prokuroria ka arrestuar dy persona të tjerë që kishin fshehur dy pistoleta me të cilat ishte qëlluar brenda në lokal, duke shtuar dyshimet se vrasja nuk ndodhi me mjete të forta, ashtu siç është thënë. Dy persona të tjerë të arrestuar janë Mehmet Muça, dhe Amadeus Lamçja, të dy dyshohet se kanë fshehur provat në vendin e ngjarjes, si dhe kanë dhënë dëshmi të rreme në polici në lidhje me vrasjen.

Nga hetimet rezultoi se Mehmet Muça dhe Amadeus Lamçja kanë fshehur dy pistoleta që dyshohet se u përkisnin Sanxhaktarit dhe Lamçes.

Armët ende nuk janë gjetur dhe sipas policisë, dy të rinjtë, shokë të Sokol Sanxhaktarit, kanë gënjyer në dëshminë e tyre dhe nuk kanë treguar se ku i fshehën pistoletat. News 24 zbardhi të plotë dëshminë e një prej të pranishmëve në vrasje që tregon se autor i krimit është Sokol Sanxhaktari, dhëndëri I ish kryebashkiakut Qazim Sejdinit. Sipas dëshmitarit dy shokët nuk flisnin prej kohësh, por ditën e ngjarjes, Sanxhaktari e ftoi viktimen ne takim me ndihmën e një gruaje, e cila siguroi numrin e Florian Lamçes.

Një nga miqtë e viktimës i thanë prokurorisë se Lamçja pa që në telefonin e tij kishte disa thirrje nga Sanxhaktari, ndonëse ata nuk flisnin prej kohësh. Mesditën e 30 korrikut shpjegon ai, dhëndërri i Sejdinit e kontaktoi Florin dhe i kërkoi të takoheshin tek lokali i tij që ndodhet afër Turizmit.

“Unë shkova bashkë me Florin në lokal ku gjetëm Sokolin, Ardiano Hajdarin dhe disa persona të tjerë, të cilët po konsumonin alkool. Arsyen përse Sokoli e thirri Florin, nuk e mësova pasi ata biseduan në një ambjent të vecuar të lokalit, ku konsumuan edhe drogë”, rrëfen dëshmitari.

Pas disa orësh qëndrimi në lokal, – Sanxhaktari në mbremje u kërkoi të njohurve të largohen prej andej dhe të shkojnë në një lokal tjetër aty afër, duke marrë dhe pijet me vete. Dëshmitari tregon se Sanxhaktari dhe Florian Lamçja konsumuan disa herë lëndë narkotike në banjon e lokalit dhe kur ktheheshin biseda mes tyre acarohej pa asnjë shkak.

“Gjatë natës thekson më tej miku i viktimës – të dy ata nxorën pistoletat dhe qëlluan të paktën në dy raste. Pas orës 1 të mëngjesit teksa ata ndodheshin në lokal panë në media që në Elbasan kishte ndodhur një vrasje, për këtë shkak i kanë kërkuar të njohurit të tyre, Mehmet Muca, të fshihte armët. Miku i viktimës thotë më tej, se në rreth orës 4 të mëngjesit Flor Qorri i kërkoi që të njoftonte vëllain e tij. U përpoqa të lidhesha më të në telefon – shprehet ai – por Endriti ishte në gjumë. Ai sqaron se një moment doli nga lokali edhe pse Sanxhaktari nuk e lejonte dhe po merrte ajër”

“Teksa kthehesha – thotë ai, dëgjova një zhurme te madhe. Pashë Florin që ishte përtoke dhe Sanxhaktari që e godiste si i tërbuar, por nuk e shihte dot me cfarë. Ika me vrap dhe thirra vëllain e Florit dhe i tregova cfarë kishte ndodhur dhe i dorëzova telefonin. Kur u kthyem tek lokali kishte mbërritur policia, ndaj ne shkuam drejt spitalit.”- tregon ai.

Prokuroria thotë se e gjithë dinamika e ngjarjes është e zbardhur, pasi disponon pamje filmike si dhe nga kqyrjet e telefonit të viktimës dhe të dyshuarit konfirmohet fakti se ishte Sanxhaktari ai qe e kontaktoi Florian Lamcen dhe i kërkoi takim.

/DRONI.al/

Tags: armeElbasansokol sanxharivrasja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.