Mijera pushues drejt Tiranes e Morines, disa qindra penalizohen, policia me radar

Mijera pushues drejt Tiranes e Morines, disa qindra penalizohen, policia me radar

69
0
Shares

Mijera qytetare jane duke u kthyer ne ketw ore nga zonat bregdetare në drejtim të Tiranës dhe Morinës.

“Në të gjitha akset rrugore nacionale ka fluks të shtuar. Në disa akse apo segmente fluksi është autokolonë dhe lëvizja është e ngadaltë kjo edhe për shkak të tre rasteve të përplasjeve të automjeteve, si pasojë e parakalimeve të gabuara“, raporton policia rrugore.

Në të gjitha akset rrugore nacionale vijojnë kontrollet me radar, drager e dron për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i kontrolleve deri në këto momente janë ndëshkuar 23 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative, në të gjitha akset rrugore nacionale, 207 drejtues mjetesh që kanë kryer parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë duke u bërë shkak për aksident rrugor.

Nga patrullat e Policisë Rrugore në të gjitha akset rrugore janë vendosur 189 masa për përdorim të celularit, 68 masa për mos përdorim të rripit të sigurimit dhe 38 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtese./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY