Ish-deputeti: Po vazhdon mashtrimi me testimet

Ish-deputeti: Po vazhdon mashtrimi me testimet

75
0
Shares

Ish zv/ministri i Shendetesise dhe osh deputeti i PD, Bardh Spahia thote se ende ka mashtrim me numrin e testeve.

“Prej ditësh tashmë, e sidomos pas premtimit të ministres se do dyfishohej numri i tamponëve, vijon të thellohet terri informativ rreth numrit të tyre ditor !!!!

Në fakt, ministrja ka trefishuar gënjeshtrën e vet dhe e bën cdo ditë përmes raportimit ditor! Jep një shifër totale të testimeve të kryer, pa specifikuar se sa janë tamponë për raste të dyshuara, pra ajo që sipas protokollit quhet gjurmim dhe sa është numri i tamponëve që bëhen me kërkesë të qytetarëve për nevoja të tyre udhëtimi e emigracioni. Sa nga ajo shifër e përgjithshme që jep ministria janë teste serologjike ?

Asnjë informacion i tillë nuk ndahet me publikun, por jepet një shifër përgjithësuese, që natyrisht është pak më e lartë, sesa shifrat në kohën kur shteti kishte monopolin e kryerjes së tamponëve! Por tek ajo shifër, përfshihen edhe tamponët e kryer në privat, shumica nga emigrantët dhe këtë ministria e shëndetësisë nuk e thotë! Sepse vijon e njëjta strategji, që prej ditës së parë: mashtrimi i opinionit publik përmes fshehjes së realitetit! Eshtë skandaloze kokëfortësia për të mos rritur numrin e testimeve, si një mënyrë për t’u lehtësuar punën mjekëve, për të kryer protokollin bazë, gjurmimin e për patur kontroll mbi Covid-19”, shkruan Spahia./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY