“Udhezimi ben lemsh cdo standart dhe norme mesimore”

“Udhezimi ben lemsh cdo standart dhe norme mesimore”

57
0
Shares

Ish deputeti i PD, Luciano Boci ka kritikuar sot udhezuesin e ministrise se Arsimit ne lidhje me zhvillimin e mesimit ne shkolla.

“Udhëzimi bën lëmsh çdo standart e normë mësimore dhe nxjerr në pah kaosin e vjetër që tash sa vite ka pushtuar arsimin tonë.
Një arsim me klasa kolektive pa fund.
Me shkolla fiktive.
Me ndërtesa të dala nga funksioni, të amortizuara dhe pa kushte minimale higjeno-sanitare.
Me klasa me turne.
Me klasa pa pikën e normalitetit në normalitet e jo më në pandemi.
Me shkolla sip mbi sip njëra-tjetrës.
Me mësues drejt rraskapitjes.
Me zero lekë të investuar.
Dhe këtij kaosi të vjetër do i shtohen kaoset e reja.
Do ketë katër turne, duke katërfishuar rrezikun e pandemisë.
Katër turne që ulin katërfish transmetimin e dijes.
Me orare me 25 min ose 30!!!?
Se si mund të jepet Matematika për 25 min, apo Letersia, apo Kimia, Fizika, vetëm mendja e Ramës dhe e Shahinit e di!?
O Zot na ruaj nga budallenjtë se nga të mençurit ruhemi vetë”, komenton Boci. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY