I riu nga Fieri plagos babain për motive banale, i moshuari përfundon...

I riu nga Fieri plagos babain për motive banale, i moshuari përfundon në spital

147
0
Shares

Ushtroi dhunë fizike ndaj babait të tij duke e bërë për spital, arrestohet në flagrancë nga Policia shtetasi O. T. 37 vjeç, banues në Libofshë, Fier.

Sipas bluve, në banesën e tij ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit V. T., duke e qëlluar me sende të forta.

Burimet thanë se gjitha nisi për motive banale në orën 01:00 të mëngjesit.

Djali është mërzitur pse babai ishte zgjuar në atë orë dhe e ka goditur me gurë.

63-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë kontrollit personal, autorit iu gjet dhe një armë e ftohtë (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY