“Fëmijët e shqiptarëve s’janë eksperiment”- Grida Duma nga gjimnazi “Sami Frashëri”: I...

“Fëmijët e shqiptarëve s’janë eksperiment”- Grida Duma nga gjimnazi “Sami Frashëri”: I rrënuar pak ditë para nisjes së mësimit

264
0
Shares

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Grida Duma, tha se duhet një strategji e qartë për të filluar vitin e ri shkollor, që është vendosur të nisë më 14 shtator.

Nga gjimnazi “Sami Frashëri” në Tiranë, Duma denoncoi se godina është e rrënuar vetëm pak ditë par anisjes së mësimit, ndërsa bën përgjegjëse Bashkinë.

“Nuk mund të nisim një vit shkollor i cili ka tre alternativa, me tre skenarë sikur janë seriale dhe këto skenarë i lihen në përgjegjësi shkollave pa asnjë buxhet fin anciar ndihmës, ku dihet se në kohën e pandemisë duhet të ketë një buxhet që të ndihmojë në përballimin e pandemisë dhe kushteve të tjera që është shëndeti i fëmijëve”, u shpreh anëtarja e kryesisë së PD-së mes të tjerash.

Ndërkohë, gjatë bashkëbisedimit me një nxënës, ky i fundit ngre para Dumës shqetësimin se nuk kanë marrë asnjë informacion se si do të zhvillohet mësimi, apo se sa  nxënës do të jenë nëpër klasa.

Bashkëbisedmi me nxënësin:

Grida Duma: Jemi në gjimnazin “Sami Frashëri”, një nga shkollat më të mëdhaja të Shqipërisë dhe një nga shkollat më të mëdhaja të Tiranës, sigurisht. Kam afër dhe me kënaqësi, një nxënës të Vitit të II të shkollës “Sami Frashëri”, i cili do të shqetësimet e veta që ka që nga ai moment dhe deri tani që shkolla nuk funksionon më.

Nxënësi: Unë jam nxënës i shkollës “Sami Frashëri”, vitin e II e kam kryer këtu dhe pas tërmetit shkolla u rikonstruktua dhe dukej mirë, më pas sa hap e mbyll sytë shkolla u prish dhe ne këtë nuk e kuptuam. Pastaj viti i II-III jemi vendosur tek shkolla “Çajupi”, më pas erdhi edhe viti i I dhe u bëmë shumë nxënës dhe nuk kishte mundësi për asnjë lloj aktiviteti, shkolla ishte shumë e mbushur.

Për këtë arsye unë shqetësohem sepse nuk kemi marrë asnjë informacion për këtë vit shkollor se çfarë do të ndodhë: Ku do të zhvendosemi? Si do të zhvillohet mësimi? Sa do të jemi nëpër klasa? Për këtë arsye jam shumë i shqetësuar.

Grida Duma: Tek “Çajupi” u zhvendosëm disa prej jush?

Nxënësi: Fillimisht u zhvendosëm viti i II-III.

Grida Duma: Sa veta ishit në klasë tek “Çajupi”?

Nxënësi: Tek “Çajupi” ishim 30 -35 veta në klasë. Kishte edhe klasa me më shumë.

Grida Duma: Ju sot nuk keni asnjë informacion se ku do të shkoni në cilën shkollë? Do të vazhdoni ose jo tek “Çajupi”?

Nxënësi: Asnjë informacion, nuk e dimë se çfarë do të ndodhë fare, fare.

Grida Duma: Keni grupe informacioni, shokët çfarë thonë?

Nxënësi: Kemi grupe informacioni por nuk është marrë asnjë lloj lajmërimi

Grida Duma: Ti si ndjehesh?

Nxënësi: Unë ndihem i konfuzuar sepse nuk e di se çfarë do të ndodhë.  Shtatori po vjen, shkolla po afrohet dhe nuk e di çfarë shkolle do të jem. Do të jem paradite apo pasdite, nuk e kam idenë.

Grida Duma: Si ishte mësimi online?

Nxënësi: Mësimi online ishte… nuk më vjen mirë ta them por ishte thjesht një kaos.

Grida Duma: Tani është akoma më kaos në kohën e pandemisë apo si ndjeheni?

Nxënësi: Mësimi online shumica nuk futeshin në mësim, fare. Nuk merrte pjesë fare në mësim për këtë arsye edhe provimet disa nga nxënësit nuk i zhvillonin.

 Grida Duma: Pra ju e kuptoni që online është më shumë një dështim, nuk është marrje mësimi dhe jeni të shqetësuar nëse zhvillohet përsëri online.

Nxënësi: Po jam mjaft i shqetësuar sepse jam në Maturë sivjet dhe mendoj se është një diçka e madhe për mua dhe të ardhmen time.

Grida Duma: Është e rrezikshme kjo mënyrë kaotike. Padyshim që “Sami Frashëri”, është një nga rastet më të jashtëzakonshme të aferave të korrupsionit. Një tender prej 10 milionësh nga bashkia e Tiranës u nis dhe u anulua pa asnjë lloj transparence. Është rritur fondi dhe është bërë 30 milionë dhe nga ana tjetër nuk dihet.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY