A ndodh vertet rinfektimi me covid 19, si i shpjegojne shkencetaret...

A ndodh vertet rinfektimi me covid 19, si i shpjegojne shkencetaret rikthimin e virusit

87
0
Shares

Pas pretendimit të shkencëtarëve në Universitetin e Hong Kongut se një pacient është infektuar për herë të dytë me virusin që shkakton COVID-19, Qendra Mjekësore Erasmus në Roterdam të Holandës, konfirmoi se edhe ajo ka identifikuar një rast të ri-infeksionit me koronavirus. Por mjekët thonë se sistemi imunitar i këtij pacienti ishte i rrezikuar seriozisht nga një sëmundje ekzistuese.

Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Hong Kong-ut thotë se provat gjenetike zbuluan se një burrë 33-vjeçar që u kthye në Hong Kong nga një udhëtim në Spanjë në mes të gushtit kishte një lloj tjetër të koronavirusit nga ai me të cilin ishte infektuar më parë në mars.

Personi në fjalë kishte simptoma të lehta herën e parë dhe asnjë simptomë herën e dytë; infeksioni i tij më i fundit u zbulua përmes kontrollit he testimit në aeroportin e Hong Kongut.

“Disa njerëz mund të pyesin nëse do të jenë imunë përgjithmonë ndaj virusit pasi të shërohen? Nuk ka pasur një përgjigje të qartë më parë, por tani është shumë e qartë. Pas infeksionit të parë, gjithmonë ekziston një shans i dytë që të infektoheni”, thotë Dr. Kelvin To në departamentin e Mikrobiologjisë në Universitetin e Hong Kongut.

Hulumtimi është pranuar nga revista Sëmundjet Klinike Infektive por ende nuk është botuar, dhe disa ekspertë të pavarur po kërkojnë të bëhet kujdes derisa të jenë të disponueshme rezultatet e plota.

Nëse njerëzit që kanë pasur COVID-19 janë imunë ndaj infeksioneve të reja dhe për sa kohë zgjat ky imunitet, janë pyetjet kryesore që kanë ndikim në zhvillimin e vaksinave dhe vendimet në lidhje me kthimin në punë, shkolla dhe aktivitete shoqërore.

“Prandaj kemi kaq shumë grupe kërkimore që gjurmojnë njerëzit, duke matur antitrupat, duke u munduar të kuptojmë se sa zgjat mbrojtja imunitare – mbrojtja natyrore imunitare – dhe kjo duhet të kuptohet pasi nuk është e njëjta me mbrojtjen imunitare që ofron një vaksinë”, thotë Dr Margaret Harris me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Edhe nëse dikush mund të infektohet për herë të dytë, nuk dihet nëse ata kanë ndonjë farë mbrojtjeje ndaj sëmundjes serioze, sepse sistemi imunitar në përgjithësi mban mend si të prodhojë antitrupa kundër një virusi me të cilin është ndeshur më parë.

“Nuk është lajm i keq. Aspekti shumë pozitiv është se ky person është rikthyer përsëri me një lloj të ndryshëm të koronavirusit dhe siç parashikuam, të gjithë shkencëtarët optimistë, herën e dytë të infektimit nuk pati asnjë simptomë. Pra, personi nuk u sëmur, dhe ky është një lajm mjaft i mirë. Do të kishte qenë lajm i keq nëse ky person me infeksion do të ishte sëmurë. Kjo do të kishte qenë e tmerrshme”, thotë profesor Francois Balloux, drejtor i Institutit Gjenetik UCL.

Profesor Marion Koopmans, virologe në Qendrën Mjekësore Erasmus thotë se laboratori i saj ka testuar dhe konfirmuar një tjetër rast të ri-infeksionit.

“Pra, pyetja themelore që është në mendjen e njerëzve është, a do të thotë kjo se nuk ka imunitet ndaj këtij virusi? Nuk mendoj se është kështu. Mendoj se këto janë me të vërtetë përjashtime që duhen shikuar dhe studiuar për të kuptuar me të vërtetë spektrin e plotë të këtij virusi dhe infeksionit. Mendoj se rastet e ri-infektimit janë përjashtime.”

Virologia Koopmans thotë se pacienti që ata testuan ishte i moshuar dhe ajo beson se kishte simptoma të forta të COVID-19 për shkak të një sëmundjeje ekzistuese që do të thotë se sistemi i tij imunitar nuk ishte në gjendje të funksiononte në mënyrë të efektshme.

Të dy virilogët (Balloux dhe Koopmans) besojnë se shumica e rasteve të riinfektimit do të kalojnë pa simptoma ose me probleme të lehta./ VOA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY