E FUNDIT/Aksident i rëndë në Kukës, makina përplas fëmijën dhe largohet menjëherë

E FUNDIT/Aksident i rëndë në Kukës, makina përplas fëmijën dhe largohet menjëherë

174
0
Shares

Një aksident i rëndë ka ndodhut sot në Kukës. Në aksin rrugor Bicaj -Kukës në afërsi të Lagjes Gostil të Kukësit një makinë ka aksidentuar një fëmijë 11 vjeç me iniciale E.M, i cili është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Pas aksidentit autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia tha se është vënë në kërkim të shoferit.

Policia njoftoi se “më datë 24.08.2020, në aksin rrugor Kukës-Gostil, një mjet tip  “Mitsubish”, ka aksidentuar shtetasin e mitur E.M., rreth 11 vjeç, banues në Kukës. Drejtuesi i mjetit ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Fëmija i dëmtuar, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, po transportohet për mjekim më të specializuar në spitalin Traumës Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij, si dhe zbardhjen e shkaqeve  të aksidentit.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY