Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në lagjen nr. 12, në lokalin e shtetasit L. P., 29 vjeç, banues në Lushnjë, policia gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 laptop dhe 6 tableta të cilat dyshohet se shërbenin për vënien e lotarive sportive.
Në vijim të veprimeve të mëtejshme hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve, bënë shpalljen në kërkim për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” të shtetasit L. P.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë për veprën penale “Organizimi i lojrave të palejuara” shtetasi Gj. Th., 42 vjeç, banues në Korçë, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën “Moskallëzimi i krimit”, ndaj shtetasve E. P., 25 vjeç dhe S. T., 19 vjeç, banues në Korçë, të tre punonjës të këtij lokali.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë./DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/