Nje person qelloi me thike nje tjeter ne nje lagje te Korces. Policia ka arritur te nderprese sherrin e rrezikshem dhe ka ndaluat autorin.
”Plagosi me mjet prerës një shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, por falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes.
Më datë 23.08.2020, rreth orës 20:30, Policia ka marrë njoftim se në lagjen nr. 10, Korçë, në afërsi të një këndi lojrash, gjatë një konflkti për motive të dobëta shtetasi R. M., rreth 18 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasin K. R., rreth 42 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit menjëherë shkuan në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin për në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes”, thuhet ne njoftimin e policise. /DRONI.al/
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/