Droga ne makinen e shoferit te kryebashkiakes, flet nena: E pinte vete...

Droga ne makinen e shoferit te kryebashkiakes, flet nena: E pinte vete por nuk e shiste

238
0
Shares

Nena e Korado Buzi,  një prej të arrestuarve që ishte në makinë me shoferin e kryetares së Bashkisë Majlinda Bufi kur u kap me sasi lënde narkotike gati për tu shitur deklaroi per Fax News se i biri e konsumonte vetë prej 2 vitesh, por nuk e shiste, ndërsa ishte i punësuar si lavazhier tek Arbër Bufi.

“Unë si mama e besoj se e merrte për të pirë vetë, jo për të shitur. Ishte punësuar tek kryetarja e Bashkisë, Majlinda Bufi. Tek nipi i burrit të saj. Tek lavazhi kishte një vit. Merrej vetëm me këtë punë. Orarin e kishte 7 me 5. Kishte nja 2 vjet që pinte, por nuk ishte shitës”, u shpreh Lumturie Buzi, e cila humbi bashkëshortin 18 vite më parë.

Ajo rrëfeu se është nënë e 5 djemve, ndërkohë që jeton në shtëpi me qera prej tre vitesh në Roskovec.

Sa i përket të ardhurave, sipas saj, djali merrte rrogë minimale nga puna që bënte. Ndonëse dëshiron që të zbardhë ngjarjen e të kthejë djalin në shtëpi, thotë se “është trokë”.

“Rroga sic e kisha unë. Unë merrja 395, ai e kishte 200, e merrte ndërmjet bankës se dhe unë atje vete e marr. Kam që të enjten deri sot që është kapur. Dua unë ta zbardh ngjarjen, por nuk e mund dot. Jam shumë e tronditur.

Ku ka Lulja, Lulja është trokë. Ku di gjë unë e zeza, marr vesh unë e shkreta me sa është kapur ai. Kur vinte në shtëpi, vinte flakërimë. Kështu nuk shprehej. Me vëllezërit fliste, bënte muhabet, por kështu jo. Nuk ishte i grindur sic dëgjojmë”, tha Buzi per tv faxnews.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY