Indrit Bajraktari doli sot para Gjykatës për akuzën e vrasjes së 17- vjeçares Enisa Doda ne plazhin e Velipojes.
I riu me origjinë nga Postriba u la në burg, ndërsa në dëshminë e tij tha se mendonte se e reja kishte mbushur 18 vjec.
Bajraktari tha se njohja e tyre ishte bërë nëpërmjet rrjetit social Facebook, por 25-vjecari tha se kishte njohje me motrën e të ndjerës në Angli, ndaj kishin kontakte.
Dëshmia e Indrit Bajraktarit: “Kemi qenë të dy pa jelek mbrojtës dhe kemi rënë pa ndjenja në ujërat e detit Adriatik. Ka ardhur një cift tjetër me motoskaf dhe më thanë se po njoftojnë ata të motorskafëve se ishin dy vetë dhe nuk kishte vend për mua.
Nuk di si ka përfunduar celësi i motoskafit në qafën e vajzës sepse kam rënë pa ndjenja. Nuk mbaj mend asgjë. Për 40 minuta kam qëndruar pa ndjenja në ujë dhe pasi jam përmendur kam tentuar të dal me not.
Kam tentuar të largohem nga frika. Më kapi paniku dhe kisha frikë. Kam menduar se vajza është 18 vjece, ndaj dhe kemi dalë. Motra e saj është në Angli dhe kemi njohje.”, perfundoi deshmine e tij Bajraktari. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/