Tre vëllezër kanë vdekur nga koronavirusi brenda një muaji në familjen Ymeri ne Ferizaj te Kosoves.
Ferat Ymeri, Murat Ymeri dhe Berat Ymeri, janë tre viktimat e koronavirusit që u shënuan në këtë familje.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Kuvendit nga radhët e LVV-së, Hekuran Murati, i cili përmes një postimi në Facebook tregoi se i kishte kushërinj.
“ Virusi tashmë është kthyer në tragjedi për shumë familje. Sepse viktimat nuk janë vetëm statistika, por janë persona me emër e mbiemër, familjarë e prindër të dikujt”, ka shkruar Murati.
Postimi i plotë:
“Ferat Ymeri Murat Ymeri Berat Ymeri Tre vëllezër, kusheri të babit, të cilët virusi i mori brenda një muaji. Tre njerëz të urtë e punëtorë, ashtu siç përshkruhen nga secili që i ka njohur.
Virusi tashmë është kthyer në tragjedi për shumë familje. Sepse viktimat nuk janë vetëm statistika, por janë persona me emër e mbiemër, familjarë e prindër të dikujt.
Fjalët ngushëlluese në një tragjedi të tillë e humbin efektin. Krejt çka mund të bëjmë është të lutemi që familjet të gjejnë forcën për ta përballuar këtë situatë, me shpresën që do të vazhdojnë t’i kujtojnë veprat e mira të më të dashurve të tyre.
Pushoni të qetë kusho!”/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/