LAJMI I FUNDIT/ Shtohen viktimat, sa infeksione ka ne 24 oret e...

LAJMI I FUNDIT/ Shtohen viktimat, sa infeksione ka ne 24 oret e fundit

104
0
Shares

Pesë pacientë humben jeten per shkak te koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërsa 156 persona kanë rezultuar pozitivë ne te gjithe vendin.

Detajet e plota te ministrise se Shendetesise:

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 837 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 156 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 44 raste në Tiranë, nga 11 raste në Krujë dhe Kukës, nga 10 raste në Durrës, Fier, Lezhë, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Elbasan, Lushnje, Tropojë, 5 raste në Berat, nga 4 raste në Has, Librazhd, Kamëz, Patos, nga 3 raste në Devoll dhe Vlorë, 2 raste në Mirditë, nga 1 rast në Kurbin, Pukë, Divjak, Shijak.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 88 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4184, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 141 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 20 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 34 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 5 pacientë, një 47 vjeçar nga Shkodra, një 53 vjeçare nga Fieri, një 57 vjeçar nga Lezha, një 78 vjeçar nga Kukësi , një 78 vjeçar nga Elbasani. I shprehim ngushëllimet familjarëve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment.  Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, të kujdesen për higjienën personale.

Bizneset dhe institucionet publike duhet të zbatojnë me përpikmëri protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.
Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.

COVID-19 – Statistika (22 Gusht 2020), Testime totale 55272, Raste pozitive 8275, Raste të shëruara 4184, Raste Aktive 3846, Humbje jete 245 (Qarku Tiranë 119, Shkodër 35, Durrës 33, Fier 11, Elbasan 10, Korçë 10, Lezhë 9, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 1954, Durrës 504, Shkodër 304, Fier 195, Lezhë 164, Korçë 161, Vlorë 141, Kukës 140, Elbasan 127, Berat 68, Gjirokastër 44, Dibër 44.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY