Zvicra mbyll kufirin per shqiptaret, Bardh Spahia: Nuk i besojne me as...

Zvicra mbyll kufirin per shqiptaret, Bardh Spahia: Nuk i besojne me as tamponit

97
0
Shares

Zvicra ka shtuar Shqipërinë në vendet me karantinë të detyrueshme, nëse hyn në territorin e saj. Qeveria zvicerane ka përditësuar listën e vendeve, ardhja nga të cilat do ketë karantinë të detyruar në këtë shtet prej 20 gushtit. Bie në sy se listës i është hequr Serbia, por i është shtuar Shqipëria si vend me rrezikshmeri te larte.

Vendimi i qeverise se Zvicres eshte komentuar nga ish zv.ministri i Shendetesise, Bardh Spahia.

“Cdo kush që ka qëndruar në Shqipëri deri në 14 ditë para hyrjes në Zvicër, ka detyrimin të karantinohet për 10 ditë. Nuk vlen as bërja e tamponit, sic bëjnë disa vende, por kërkohet automatikisht karantinim. Pra pavaresisht vetelavderimit qesharak te ministres per suksese te arritura, as tamponi qe behet ketu nuk eshte i besueshem! Mosrespektimi i karantinës ndëshkohet me gjobë 10 mijë franga zvicerane.
Prandaj cdo qytetar që do udhëtojë drejt Zvicrës, duhet ta ketë parasysh këtë vendim të qeverisë zvicerane. Në kushte normale këtë informacion duhet ta japë qeveria jonë për shtetasit e vet. Por fatkeqësisht kjo qeveri nuk e ka aspak fokusin tek detyrimet e saj, njëlloj sic nuk i informoi qytetarët që udhëtonin drejt Greqisë”, poston ne rrjete sociale Spahia. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY