Drejtoresha ne ISHP: Nuk ka kapacitete per te bere te gjitha tamponet...

Drejtoresha ne ISHP: Nuk ka kapacitete per te bere te gjitha tamponet e duhura

87
0
Shares

Mungesa e tamponeve dhe pamundesia per ta bere ate edhe kur je ne gjendje te rende dhe per kontaktet as qe behet fjale, per drejtoreshen e Shërbimit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

“Qëllimi i tamponit është identifikimi dhe më pas izolimi i të sëmurit, por nëse ke shenja të dukshme apo ke pasur kontakte me një person që ka dalë COVID pozitiv edhe nëse nuk të është bërë tamponi, secili prej nesh duhet të izolohet,” tha ajo per gazetaren Esmeralda Keta te Birn.

Sipas Binos, është e pamundur që të shkosh shtëpi më shtëpi për të bërë tamponin.

“Kjo ishte e mundur gjatë periudhës së izolimit, por në këtë situatë të re, jo vetem është krejtësisht e pamundur, por edhe e kotë,” tha ajo.

Bino apelon se kush ka simptoma mund të komunikojë edhe me mjekun e familjes dhe ai arrin të bëjë dallimin nëse është COVID apo jo.

“Edhe shumë shtete që kanë sugjeruar testim të të gjithë popullatës, nuk u ka shërbyer, pasi kjo sëmundje ka ende shumë paqartësi edhe nga vete rekomandimet që vijnë nga OBSH,” tha Bino, ndërsa shtoi se “ne po mësojmë çdo ditë nga një gjë të re.”

Ajo sqaron se tamponi është i domosdoshëm për identifikimin e rasteve kur bëhet fjalë për komunitete te medha e që mund të kthehen në vatra të mëdha të shpërthimit të virusit.

“Në fasoneri, në call center, në qendra të mëdha pune, aty po është i rëndësishëm bërja e sa më shumë tamponeve, pasi duhet të bëhet gjurmimi i virusit,” shpjegon Bino, ndërsa garanton se nuk ka mungesë tamponësh.

Shifrat e larta të të infektuarve gjatë muajit të fundit ajo i lidh me një lloj shkujdesjeje edhe të qeverisë, edhe të popullatës. Në këtë situatë, ajo është pro idesë së rikthimit të një karantine të pjesshme, shkruan gazetarja Keta ne nje raportim te gjate per deshtimin e Shendetesise shqiptare te kufizoje apo ndale epidemine.

“Nëse je i dyshuar ose ke shenja të COVID por shkon në dasëm, epo këtu ne nuk kemi se çfarë të bëjmë,” tha Bino, ndërsa theksoi se sekreti i luftës ndaj kësaj sëmundjeje është gjurmimi, identifikimi dhe izolimi.

“Nëse nuk ka izolim, zinxhiri nuk do të ndërpritet, ndaj ndoshta do të ishte mirë rikthimi i një karantine të pjesshme,” pohoi ajo.

Numri i tamponëve që kryhen çdo ditë në ISHP ka pësuar një rritje të ndjeshme që nga muaji mars – kur edhe nisi karantina, por drejtoresha e Shërbimit Epidemiologjik thotë se ky numër duhet rritur ende.

“Ne si ISHP kryejmë rreth 5 mijë tamponë në javë, por ne kaq i kemi kapacitetet,” tha Bino.

“Vërtet është liberalizuar bërja e tamponit, por ende nuk po shohim ndonjë ndryshim në shifra, e mira do të ishte që në një javë të kryheshin 7 mijë tamponë, nga 5 mijë që kryhen aktualisht,” shpjegoi ajo, ndërsa shtoi se laboratorët e ISHP-së kanë nevojë për investime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY