DETAJE/Foshnja lindi e pajetë një ditë më parë, zbulohet pse nëna e...

DETAJE/Foshnja lindi e pajetë një ditë më parë, zbulohet pse nëna e mori nga materniteti

250
0
Shares

Dalin detaje të reja në lidhje me foshnjën e pajetë të gjetur sot në mesditë në një kosh plehrash në zonën e ‘Ali Demit’ në Tiranë.

Sipas të dhënave, foshnja ka lindur  gjatë ditës se djeshme i pajetë në maternitetin ‘Koço Gliozheni’.

Burime thanë se foshnja ka lindur 7 muajsh, ndërsa nëna e të porsalindurit  me origjinë nga Tepelena, e ka marrë me pretendimin se do ti bënte ritet mortore. Dyshohet se në pamundësi ekonomike për ti bërë këto rite mortore, ajo e ka hedhur foshnjën e pajetë në koshat e plehrave.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë se  në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore ju bëjmë me dije se:

Nga tërësia e veprimeve hetimore u bë i mundur  identifikimi si dhe shoqërimi  në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1, i shtetases H. M.,32 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprime të mëtejshme hetimore.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY