Policia zbarkon në juglindje, gjoba restoranteve në Korçë dhe Pogradec

Policia zbarkon në juglindje, gjoba restoranteve në Korçë dhe Pogradec

141
0
Shares

Gjatë kontrolleve në Korçë, policia ka evidentuar 4 raste të shkeljes së protokolleve të sigurisë.

Për pasojë, janë ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë pronarët e 4 lokaleve, të cilët u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariateve të Policisë Korçë e Pogradec, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë konstatuar katër ambiente në të cilët ushtrohej aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Në Korçë, janë konstatuar konkretisht:

– Subjekti lokal në lagjen nr. 1, në pronësi të shtetasit R. K;
– Subjekti restorant përgjatë rrugës nacionale Korçë-Bilisht (km 6) në pronësi të shtetasit R. T;
– Subjekti restorant në rrugën nacionale Korçë-Bilisht (km 5) në pronësi të shtetasve S. F., dhe F. F;

Në Pogradec, u konstatua
Subjekti në lagjen nr. 2, në pronësi të shtetasit G. K., të katërta duke zhvilluar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë, kanë vendosur ndaj pronarëve të tyre masën administrative 1 milionë lekë secilit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY