DOKUMENTAT/ Qeveria u lajmerua per masat greke ne kufi qe me 5...

DOKUMENTAT/ Qeveria u lajmerua per masat greke ne kufi qe me 5 gusht

66
0
Shares

“Edi Rama shpërdoroi detyrën dhe duhet të hetohet. Ai u lajmërua në 5 Gusht për vendimet e palës greke, por nuk mori asnjë masë për të parandaluar katastrofën humanitare”, deklaroi sot ne nje konference per shtyp, Sekretari per Marredhenie me Jashte, Arben Kashahu.

Sipas tij, Edi Rama ka shpërdoruar detyrën në lejimin e krizës humanitare në pikën kufitare të Kakavijës, ku, tragjikisht, humbi jetën edhe një fëmijë.

“Kryeministri i vendit i cili është njëkohësisht edhe Ministër i Jashtëm fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, u informua që në datën 5 gusht zyrtarisht për vendimet e marra nga pala greke për të menaxhuar pandeminë me shtetasit që hyjnë në Greqi. 11 ditë më parë Edi Rama e dinte se çfarë do të ndodhte, por vazhdoi pushimet pa e vënë ujin në zjarr për mijëra shqiptarë që e pësuan prej neglizhencës së tij kriminale”, tha Kashaku duke publikuar edhe dokumentat ne lidhje me kete publikuar nga Presidenti.

Dokumenti i bërë publik nxjerr ne dritr neglizhencen e kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm Edi Rama.

“Ai nuk bëri asgjë. Shkoi me pushime luksoze dhe i la shqiptarët të dynden në pikën kufitare pa asnjë lajmërim, pa asnjë masë për të parandaluar atë katastrofë humanitare.

Dokumenti i datës 5 Gusht tregon se Edi Rama është përgjegjës i drejtëpërdrejtë për atë që ndodhi në kufijtë tanë me shtetin fqinjë. Ai është përgjegjës për vuajtjet dhe humbjet që pësuan shqiptarët në pritje për të kaluar kufirin”, deklaroi Kashahu.

Ne vijim Kashahu komentoi edhe fotot e bllokimit te kufirit bullgaro grek.

“Tradhëtia e tij ndaj shqiptarëve vazhdon edhe sot, kur genjen duke i shitur fotot e 4 viteve më parë në kufirin Bullgaro-Grek si bllokim të kufirit sot, i cili ka zgjatur vetëm
pak orë dhe pa arsye të ngjashme me Shqipërinë.

Shkrimi i i gazetës greke Kathimerini që paraqitet në foton e Edi Ramës sot, i përket 2 shkurtit 2016. Megjithatë, asnjë foto nga asnjë kufi tjetër i Europës nuk jusitikon dot dështimin e Ed Ramës dhe braktisjen e shqiptarëve”, shpjegoi Kashahu.

Sekretari i PD, Arben Kashahu tha se ky është shpërdorim detyre dhe se Prokuroria e Posaçme është thirrur sërish në provë për të treguar se nuk është një strukturë në shërbim të qeverisë dhe se ka guximin të veprojë si një organizëm i pavarur në shërbim të interesit publik./DRONI.al/

Me poshte:

Shkresa e Ambasades shqiptare ne Greqi per qeverine si dhe linku e fotoja e gazetes Kathimerini

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY