Policia Kufitare ne Durres parandalon një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”.
Sekuestrohen rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit mariuanë në formë çokollate.
Policia arrestoi në flagrancë shtetasit:
S.D., 31 vjeç, banues në Durrës (menaxher);
S.S., 59 vjeç, banues në Përmet (shofer);
Y.K., 49 vjeç, banues në Tiranë (shofer);
Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe analizës së rriskut të bërë nga Policia Kufitare, u kalua për kontroll të detajuar në vijën e dytë, një autobuz që kryente linjën Durrës-Itali.
Gjatë kontrollit në një kovë me bulmet, u konstatuan brenda saj pako me lëndë narkotike.
Menjëherë janë njoftuar Specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Durrës, ku pas kontrollit te imtësishëm u gjet dhe u sekuestruan një sasi rreth 26 kg lëndë narkotike mariuanë, në formë çokollate./DRONI.al/
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/