Kapshtica mbyllet, pala greke nis nje dite me heret regjimin e kufizimeve

Kapshtica mbyllet, pala greke nis nje dite me heret regjimin e kufizimeve

57
0
Shares

Policia apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që mos vijojnë të dynden dhe të shmangin krijimin e radhës ne doganen e Kapshtices pasi eshte plotesuar kuota prej 300 personash.

Ditën e sotme, pas takimit që autoritetet shqiptare zhvilluan me palën greke, jemi informuar se nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, drejt Republikës së Greqisë do të lejohen të kalojnë vetëm 300 shtetas.

Aktualisht kjo kuotë, është plotësuar dhe nga ana e palës greke është pezulluar puna.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që mos vijojnë të dynden dhe të shmangin krijimin e radhës drejt kësaj pike kalimi, pasi Dogana Greke aktualisht është e mbyllur. Ju faleminderit për mirëkuptimin!, thuhet në njoftimin e policise.

Qytetarët thonë se nuk janë njoftuar se kufizimi do të niste prej ditës së sotme, ndërsa pretendojnë se kuota prej 300 personash nuk është plotësuar pasi puna është pezulluar që në orët e para të mëngjesit.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njoftoi dje se kufizimi do të nisë prej ditës së hënë, por rregulli i ri i mëngjesit të kësaj të diele ka sjellë tensione dhe përplasje në këtë pikë kufitare./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY