Gjoba marramendese per pronaret e lokaleve ne Tirane

Gjoba marramendese per pronaret e lokaleve ne Tirane

77
0
Shares

Policia e Tiranes evidentou 15 raste të shkeljes së protokolleve të sigurisë se covid 19.

Ndëshkohen me nga 1.000.000 lekë pesëmbëdhjetë shtetas, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ, 4 subjekte ku dy prej tyre me pronare shtetasen H.B., dhe dy subjekte me pronar shtetasit B.B dhe R.H.

Shërbimet e Policisë u kanë vendosur pronarëve të subjekteve, shtetasve J. P., A.H. dhe H. B., F.D., masën administrative 1.000.000 lekë secilit.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 i kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë, shtetasve T. B., M.L., E.C., A.T dhe I.A pronarët të pesë restoranteve, pasi u konstatua duke zhvilluar ceremoni festive duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Po në vijim të kontrolleve të ushtruara, sherbimet e Komisariatit Nr.1, i ka vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, tre shtetasve L.K. dhe B.B., A.XH., pronarë të tre restoranteve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 i kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasve P. Ç., R.H dhe K.A., pronarët të tre restoranteve, pasi u konstatuan duke zhvilluar ceremoni festive duke mos respektuar protokollet e sigurisë. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY