Bamir Topi pas koalicionit me Erion Veline pret te afrohet edhe me...

Bamir Topi pas koalicionit me Erion Veline pret te afrohet edhe me PD

191
0
Shares

Ish Presidenti Bamir Topi nuk përjashton afrimin dhe bashkëpunimin me koaliconin e djathtë opozitar ndersa pranon se ka komunikim me kreun e PD, Lulzim Basha.

“Njeriu nuk përjashton komunikimin. Muajt në vazhdim, ndonëse janë shumë afër zgjedhjeve mund të japë shanse për skema të reja të konfigurimit të blloqeve. Ne natyrisht do shohim. Në profilin tim jam një njeri që se kam braktisur bindjen e së djathtës”, shprehet ish presidenti gjate nje interviste per A2news.

Pas largimit nga President, Bamir Topi krijoi nje parti te re me disa ish ministra dhe ish deputete te PD. Partia mori pjese ne zgjedhjet e vitit 2013 duke shenuar nje deshtim te plote. Ne vitin 2016 kapërceu në një koalicion të majtë, duke u reshtuar në krah të Edi Ramës në garën vendore per te siguruar me se shumti fitoren e Velise ne Tirane per shkak se ky i fundit nuk gezonte shume mbeshtetje ne PS.

Topi nga ana e tij kishte interes ne fushen e ndertimeve, jo si operator por si ndermjetes.

Në intervistën për A2, Bamir Topi thotë se mbështet listat e hapura, por kërkon që e gjithë fomula e re të zbatohet në mënyrë të drejtë.

“Unë jam për lista të hapura, jam për garë të ndershme. Mos ketë stërkëmbësha”, përfundon ish presidenti.

Ofrimi i Topit me PD nuk perben ndonje perfitin per PD por ndersa per Topin perfitimi do te ishte me i madh./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY