TEPELENE/ Postblloqe per te ndaluar udhetimin drejt Kakavijes

TEPELENE/ Postblloqe per te ndaluar udhetimin drejt Kakavijes

73
0
Shares

Policia Rrugor ka vendosur pika kontrolli në akset rrugore që të çojnë drejt Kakavijës me qellim qe te kthejne qytetarët mprapsht nese kame ndermend te shkojne ne Greqi.

Në Kakavijë kolona e automjeteve i ka kaluar 20 km per te treten dite.
Edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kërkoi nga qytetarët që të kthehen pas.

“Me qëllim shmangien e grumbullimeve dhe të pritjes në radhë të gjatë të qytetarëve dhe sidomos të fëmijëve, Policia e Shtetit do të vendosë pika kontrolli në akset rrugore që çojnë drejt pikave të kalimit kufitar për të këshilluar dhe kërkuar nga qytetarët që të shtyjnë planet e udhëtimit drejt Greqisë për një moment më të përshtashëm, ose të paktën të ndalojnë dhe të presin në kushte më të përshtatshme në qytetet ose fshatrat përgjatë rrugës, deri në krijimin e mundësive reale për kalimin e kufirit, pa orë të stërgjatura pritjeje. Ftojmë qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim me forcat e Policisë dhe strukturat e tjera të angazhuara në menaxhimin e kësaj situate të pazakontë, të padëshiruar, por edhe të pashmangshme”, shkruan Lleshaj në Facebook.

Të njëjtën këshillë përcolli edhe kreu i Emergjencave Civile, Haki Çaku nga Kakavija, ku pa nga afër situatën kaotike.

“Koha në të cilën ata do të duhet të dalin në drejtim të shtetit grek është shumë e kufizuar. Autoritetet greke kanë vendosur procedurat që i përkasin atyre. Deri në orën 22:00 procedojnë dhe numri është kufizuar në raport me numrin e qytetarëve që i janë drejtuar në Kakavijë. Ata do i ndryshojnë procedurat duke nisur nga data 16 dhe do të limitojnë hyrjet nga pikat e kalimit kufitar, sidomos nga Kakavija. Kjo e bën të vështirë situatën për të gjithë këta qytetarë që janë vendosur aktualisht në radhë kilometrike. Gjej rastin t’i bëj një ftesë, njoftim apo thirrje këtyre qytetarëve të mos e vështirësojnë jetën dhe shëndetin e vet e familjarëve të tyre, pasi pritja e pafund është shumë e vështirë. Do të ishte me vend të riktheheshin dhe të ndiqnin në mënyrë kronologjike të gjithë komunikimet në hapësirat elektronike të krijuara nga shteti grek për momentin kur mund të kaloj”, ka deklaruar Cako. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY