Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/Mikesha e 29-vjeçarit që u vetvra: Ishte i qeshur, kur nisi të ndryshonte

15/08/2020
INTERVISTA/Mikesha e 29-vjeçarit që u vetvra: Ishte i qeshur, kur nisi të ndryshonte
Share on FacebookShare on Whatsapp

Xhino Koça, 29-vjeçari me portretin e qeshur, nga qyteti bregdetar i Durrësit, nuk jeton më. I shtruar në spital i infektuar nga COVID-19, Xhino vendosi t’i jepte fund jetës, duke u hedhur nga kati i trete i Sanatoriumit.

Arsyet që e shtynë drejt këtij vendimi 29-vjeçarin mbeten mister, për shkak se edhe vetë spitali Shefqet Ndroqi u shpreh në një deklaratë se ai ishte drejt shërimit nga sëmundja.

Xhino vinte nga një familje mjaft e njohur në Durrës. Ai ishte djali stilistes së VIP-ave, Lira Koça dhe kryetarit të Njësisë Administrative nr.2, Leonard Koça, si dhe nipi i humoristit të njohur Roland Koçës.

Në një intervistë për abcnews.al, mikesha e tij e ngushtë, Ingrid Kau tregon për një Xhino ndryshe nga ai që u përfytyrua pas lajmeve për vetëvrasjen e tij.

Ajo shprehet se Xhino ishte mjaft miqësor dhe aspak i mbyllur në vetvete. Por përgjatë ditëve të fundit ai kishte nisur të tregonte një sjellje më të distancuar me miqtë e tij, duke kthyer mesazhe më shkurt se zakonisht.

Sipas saj, sjellja e tij kohët e fundit mund të lidhet edhe me ankthin se nuk mbushej dot me frymë për shkak të Covid-19.

Ajo thotë se 29-vjeçari ishte shtruar në spital që prej të shtunës së kaluar, ndërsa testin për Covid-19, e kishte kryer edhe nëna e tij, e cila fatmirësisht kishte rezultuar negative.

Çfarë natyre ishte Xhino?

Unë kam qenë kolege në disa punë me Xhinon dhe shokë ndër vite. Dhe kurrë nuk ma ka dhënë përshtypjen e një njeriu me probleme dhe as me depresion apo luhatje humori siç po përshkruhet në disa artikuj.

Përkundrazi ishte shumë solar dhe gjithmonë me energji pozitive dhe ndonjë shaka për të hedh.

Keni vënë re ndonjë ndryshim në sjelljen e tij?

Thonë që dy ditët e fundit kishte ndryshuar. Nuk po kthente më mesazhe apo nuk po shkruante më aq gjatë sa zakonisht.

Xhino mbahej për mesazhe të gjata, ishte më i miri dhe në e-maile dhe nuk përtonte të shkrunate. Por dy ditët e fundit ishte mbyllur në vetvete, kishte gjendje ankthi sepse nuk mbushej dot me frymë dhe kishte kapur frika në spital.

Si ka qenë biseda e fundit me të?

Jo unë javës së fundit nuk kam folur në fakt. Për herë të fundit kemi folur në fillim të gushtit dhe ishte mirë. Fol e qesh.

Kur ishte shtruar në spital?

Të shtunën ishte shtruar. Akoma nuk kishte mbushur javën. Por ai spitali e ndryshoi totalisht.

A kishte simptoma të rënda të Covid-19?

Jo por merrte oksigjen sepse nuk mbushej dot me frymë. Nuk kam folur që të kem vënë re diçka.

Por dje kishte folur me njerëz të ndryshëm.

Ama Xhino nuk ishte as tipi depresiv, as që bënte diçka të tillë. Prandaj nuk arrij ta besoj dot.

Po familjarët e tij a ishin testuar nëse ishin bartës të koronavirusit?

Mami i tij ishte testuar dhje kishte dalë negative. Për të tjerët nuk kam dijeni./abc

/DRONI.al/

Tags: intervistaKoronavirusivetvrasjaxhino koca

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.