Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmje në Tiranë. Një automjet mësohet se ka përplasur një 15 vjeçar në zonën e Tufinës.
Policia bën me dije se djali është dërguar në spital. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e rendit dhe po punojnë për zbardhjen e rastit.
Njoftimi:
Më datë 13.08.2020, rreth orës 20:40, në Tufinë, mjeti me drejtues shtetasin A.A., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale G.N., 15 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/