Horoskopi, 13 Gusht 2020/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 13 Gusht 2020/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

206
0
Shares

Dashi

Te dashuruarit nuk do arrijnë dot te përjetojnë emocionet qe aq shume kane pritur dhe do kenë një dite tejet te zakonshme. Priten takime mjaft interesante gjate kësaj dite për te gjithë ata qe janë vetëm. Pranojini te gjitha dhe keni për t’u ndiere me mire. Me sektorin e financave duhet te bëni akoma me shume kujdes nëse nuk doni qe te keni probleme e vështirësi.

Demi

Partneri do ju surprizoje gjate gjithë kohës sot dhe do përjetoni emocione te papërsëritshme. Do dëshironi qe dita te mos mbaroje kurrë. Beqaret nuk do i preferojnë me aventurat kalimtare dhe do kërkojë një histori dashurie serioze. Mundësitë nuk do mungojnë ne fakt, mjafton qe ata te përfitojnë sa te mundin. Gjendja financiare do filloje te përmirësohet shume shpejt.

Binjaket

Dite shume e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni shume vështirësi dhe asgjë nuk ka për t’iu ecur si e kishit ëndërruar. Beqaret do bëjnë edhe ndonjë çmenduri te vogël vetëm për ta larguar monotoninë dhe për te mos mbetur vetëm. Ne planin financiar do realizoni transaksione te rëndësishme duke qene se gjendja do jete shume me e mire se me pare.

Gaforrja

Jeta juaj ne çift do ketë edhe momente te pakëndshme sot. Mos hidhni asnjë hap te nxituar sepse mund te pendoheni shpejt dhe do vuani. Beqaret duhet te mos pranojnë çdo lloj ftese edhe sikur personat t’iu pëlqejnë jashtë mase. Tregohuni paksa indiferente dhe ata do ju qëndrojnë me pranë. Me financat duhet te tregoheni sa me te matur qe gjendja mos jete problematike.

Luani

Për te gjithë ata qe janë tashme ne një lidhje, marrëdhënia do thellohet me tepër dhe do ketë çaste fantastike sot. Duhet vetëm ta shijoni çdo moment. Beqaret do kenë plot takime, por nuk duhet te bëjnë premtime për te cilat te pendohen shpejt. Gjendja financiare do ketë një përmirësim te menjëhershëm fale një shpërblimi te majme qe do marrin.

Virgjeresha

Do përgatisni surpriza te mëdha gjate kësaj dite për partnerin tuaj dhe ai do ju dashuroje pa fund. Beqaret nga ana tjetër do i marrin gjerat me qetësi dhe nuk do kërkojnë te bëjnë gjera te nxituara. Nëse doni te tërhiqni me tepër vëmendjen duhet te kujdeseni me tepër për pamjen. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë nëse rrezikoni shume keni për te pasur probleme e vështirësi te mëdha.

Peshorja

Do i kaloni një e nga një te gjitha vështirësitë gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe do filloni te bëni plane afatgjata për te ardhmen. Beqaret do marrin gjithë kohës propozime, por asnjeri nuk do ua mbushe aq shume mendjen sa me për te filluar një lidhje. Ne planin financiar situata do jete e turbullt. Nuk do dini çfarë hapash te hidhni ne mënyrë qe gjerat t’iu ecin mbare.

Akrepi

Dashuria ne çift nuk do ketë asnjë problem. Do vazhdoni te keni një jete te qete dhe do ndiheni mjaft mire pranë atij qe doni. Beqaret duhet te tregohen ashtu si janë sepse nëse gënjejnë kane për te vuajtur mjaft me vone. Saturni do iu ofroje plot mundësi për te arritur atë qe keni dashur ne planin financiar. Gjendja do jete shume me e qëndrueshme se me pare.

Shigjetari

Jeta ne çift nuk do ece aspak ashtu si e kishit menduar dhe kjo vetëm për shkakun tuaj. Do jeni kokëfortë dhe gjendja do përkeqësohet tej mase. Beqaret duhet t’i hapin mire sytë dhe veshët nëse duan te gjejnë personin me te përshtatshëm. Për financat mos u qani aspak sepse gjendja do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Tashme e dini mire çfarë hapash te hidhni.

Bricjapi

Bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe toleranca do mbizotërojë gjithë kohës ne jetën tuaj ne çift. Do i hapni rruge njeri- tjetrit dhe gjithçka do ece për mrekulli. Beqaret nga ana tjetër do realizojnë disa takime mbresëlënëse te cilat mund t’i çojnë edhe drejt martesës. Për financat do keni te drejte qe do jeni te shqetësuar sepse gjendja ne fat do lere për te dëshiruar.

Ujori

Do ndiheni shume te vetmuar gjate gjithë kësaj dite sepse partneri do ju lere pas dore. Ne fakt as ai nuk ka faj qe është i ngarkuar me pune. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë, prandaj nuk do kërkojnë me ngulm një person për ta pasur ne krah. Buxhetin do e menaxhoni si duhet dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme. Do e dini mire sa te shpenzoni.

Peshqit

Fati do jene te anën tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe çdo gjë do ju ece me se miri ne jetën tuaj sentimentale. Kënaqësitë do jene te papërshkrueshme. Beqareve do ju behet një propozim i mrekullueshëm te cilin nuk do mundin dot ta refuzojnë. Keni për te pare qe çdo gjë do jete e mrekullueshme qe sot e tutje. Për financat duhet te këshilloheni me personat e duhur ne mënyrë qe gjerat t’iu ecin si i kishit menduar. Edhe shpenzimet kryejini me kujdes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY