POGRADEC/ Policia kap nje anetar te ‘komandos’ qe sulmoi hotelin ne Tushemisht

POGRADEC/ Policia kap nje anetar te ‘komandos’ qe sulmoi hotelin ne Tushemisht

432
0
Shares

Një nga anetaret e grupit qe sulmoi hotelin plot me pushues në Tushemisht ditën e djeshme, është ndaluar nga pòlicia. 34-vjecari i identifikuar me inicialet M.T., banues në fshatin Buçimas rezulton i dènuar më parë për veprën pènale “Shkatèrrimi i pronës me zjárr”.

Ai rezulton i përfshirë edhe në ngjarjen e ndodhur ne janar. Ndërkohë janë shpallur në kërkim tre bashkëpunëtorët e tij, të identifikuar si I. B., 52 vjeç, banues në Tiranë; M. B., 34 vjeç, banues në Pogradec; B. S., 28 vjeç, banues në Pogradec.

Policia sekuestroi 1 mjet motor, 2 skafandra të përdorura nga autorët, municion luftarak, pamje filmike dhe prova balistike.

Nga tërësia e veprimeve intensive hetimore të kryera, dyshohet se këta shtetas pas një konflikti të mëparshëm me pronarin e hotelit dhe djalin e tij, kane qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit në pronësi të shtetasit J. M., 47 vjeç, ku u shkaktuan dëme materiale tek godina e hotelit dhe 7 automjete të parkuara pranë tij./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY