Gjoba marramendese per lokalet qe bene dasma ne Tirane

Gjoba marramendese per lokalet qe bene dasma ne Tirane

99
0
Shares

Policia e Tiranës ka ndëshkuar me nga 3.000.000 lekë gjobë, pronarët e dy restoranteve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar dy restorante në të cilët ushtrohej aktivitet,duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Për subjektet në fjalë shërbimet e Policisë u kanë vendosur administratorëve S.GJ dhe I.S., masë administrative prej 3.000.000 lekë secilit.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Edhe Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, pronarin e një lokali, pasi organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY