Mjekja familjes Elisabeta Musta: Cila diagnose merr me shume jete te pacientet...

Mjekja familjes Elisabeta Musta: Cila diagnose merr me shume jete te pacientet me covid

486
0
Shares

Mjekja e familjes Elisabeta Musta ka folur me skype për Fax News ndersa tha se ka deri në 10 pacientë në javë që identifikohen me Covid në qendrën shëndetësore të Kamzës.

Musta ndau shqetësimin e mungesës së një protokolli të përgjithshëm për mjekët, pasi deri më tani tha ajo, mjekët ndjekin protokoll individual.

“Që nga fillimi i pandemisë mjekët e familjes u lanë jashtë. Me heqjen e masave kufizuese, të sëmurët me Covid dhe familjarët e tyre, filluan të vinin në qendrat tona. Çdo javë deri në 10 pacientë me Covid vijnë dhe i ndjekim për 14 ditë me radhë secilin.

Nuk na është dhënë së pari një protokoll, për të sëmurët që janë në shtëpi, është një moment për të bërë një thirrje që mjekët e familjes të pajisen me një protokoll për personat që nuk kanë nevojë të shkojnë në spitalet Covid. Secili mjek tani pothuajse ka një protokoll të vetin, por jo bazë.”.

Musta tregoi edhe faktorin që më së shumti është provuar se merr jetë njerëzish që janë infektuar me Covid-19.

“Unë rekomandoj të paktën një kontakt të pacientëve me Covid me mjekun e tyre të familjes. Duhet ndjekur në vijimësi kompleksi i analizave, tamponi, skaneri dhe ajo që ka marrë më së shumti jetë njerëzish që është mikrotrompozat, dhe tendenca për mikrotrombet.

Qendra ku unë punoj përfshin një popullatë prej 100 mijë banorësh, na qëllon që vijnë të sëmurë apo të dyshuar me Covid edhe në urgjencë. Ka mungesë testimesh dhe tamponesh. Në Kamëz ku unë punoj raportohen deri në 2 raste në ditë por mendoj se shifrat janë më të larta.

Deri në periudhën e heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme, të sëmurët janë ndjekur me telefon nga mjeku i familjes, edhe mjekimet dërgoheshin përmes këshillave me telefon, ndërsa pas kësaj vijnë ose vetë ose familjarët e tyre. Ka pacientë që kanë sëmundshmëri kronike që nuk u është ofruar as një konsultë në QSUT dhe ajo deri në këto momente nuk dihet në çfarë niveli është.

Më të prekur nga pacientët e mi janë të sëmurët kronik, por ka nga të gjitha kategoritë”, tha Musta gjate intervistes per faxweb./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY