Ambasada amerikane e shqetesuar per kredibilitetin e SPAK, deklarate mbeshtetese

Ambasada amerikane e shqetesuar per kredibilitetin e SPAK, deklarate mbeshtetese

189
0
Shares

Ambasada amerikane ka kerkuar pasditen e se premtes qe te mbeshtetet puna e SPAK pavaresisht se kush po hetohet prej saj.

“Ambasada e Sh.B.A mbështet fuqishëm punën e pavarur dhe profesionale të Policise se Shtetit dhe SPAK. Profesionistët e sektorit të drejtësisë – policia, prokurorët dhe gjykatësit – duhet të lejohen të kryejnë punën e tyre pa kërcënime, pavarësisht se kush është i pandehuri.
Eshte koha për t’i lejuar ata të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështesin përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është mënyra e vetme që shqiptarët të marrin drejtësisë profesionale dhe të paanshme që ata meritojnë dhe të përparojnë drejt integrimit në BE”, thuhet ne deklaraten e Ambasades amerikane ne Tirane.

Ambasada vijon te injurajoje institucionet e reja te drejtesise shqiptare. SPAK nisi ditet e fundit nje hetim ndaj nje pronari mediash kritike me qeverine nderkohe qe deshtoi ne nje prej dosjeve me te njohura dhe te kompletuata, ate te vjedhjes se votave ne Durres.

Kjo ka hedhur dyshime te forta mbi kete institucion i cili me sa duket ruan ndikimin e qeverise, ndikim ky i siguruar nga KLP qe perbehet dhe drejtohet nga njerez afer qeverise ose familjare me ta. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY