Familjarët e pacientëve të shtruar në Spitalin Infektiv janë ankuar se nuk kanë marrë informacion për gjendjen e të afërmve të tyre në 36 orët e fundit.
Me dhjetëra familjarë kanë pritur sot para Spitalit në QSUT, i cili është rrethuar me barriera mbrojtëse.
LSA ka realizuar disa foto të momenteve ku epidemiologu i njohur, Pëllumb Pipero me listën e pacientëve në dorë ka informuar familjarët për gjendjen e tyre.
Vetëm ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se janë zbuluar si raste të reja 139 qytetarë.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/