EMRAT/Të dënuar për vepra të renda, OFL u dërgon formularin 3 personave

EMRAT/Të dënuar për vepra të renda, OFL u dërgon formularin 3 personave

121
0
Shares

Operacioni Forca e LIgjit u ka dërguar formularin e vetëdeklarimit tre personave.

Burimet bëjnë të ditur se formulari u është dërguar: Petrit Merja, Kreshnik Spahiu, Aleks Dani alias Aleks Tërnova alias Idajet Tërnova.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të metejshme.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-P. M., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

-K. S., me banim në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja me dhunë”, “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale;

-A. D. alias A. T. alias I. T., me banim në Bulqizë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”,-shprehet OFL.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY