Detaje te reja nga vrasja makabre e nenes ne Pogradec

Detaje te reja nga vrasja makabre e nenes ne Pogradec

563
0
Shares

Detaje te reja jane mesuar rreth krimit makaber qe Olsi Çekiçi, 44 vjeç, me probleme mendore vrau te emen sot ne Pogradec.

44 vjecari, i denuar edhe me heret me trafik narkotikesh, pasi qèlloi me thíkë nënën e tij 70-vjeçare, Firdes Çekiçi, trupin e saj të pajetë e vari në derë.

Komshinjtë kane lajmeruar policine dhe kane qene keta te fundit qe e gjeten te varur kokën e të moshuarës të shkëputur nga trupi.

Gjatë masakrimit te nenes ishin të pranishëm edhe vajza edhe vëllai i autorit. Ky i fundit, edhe pse me probleme mendore, tentoi të pengonte ngjarjen tragjike, por mbeti i plágosur edhe ai. Nuk dihet ende si është gjendja shèndetësore e vajzës. Nderkohe edhe vete autori ka plage.

Olsi njihej si një person i kartelizuar me pròbleme mendore por që nuk pranonte të merrte mjekim, si dhe përdorues i lëndëve narkotike.

Autori i vrasjes, Olsi Çekiçi ka deklaruar në polici se nuk është penduar për veprën penale të kryer.

“Nuk pendohem. Kjo do të ndodhte një ditë. Amanet vajzën dhe vllain ja lë shtetit amanet”, ka thënë ai në deklaratë.
Burime nga grupi hetimor thonë se edhe vetë autori ka pësuar dëmtime në pjesën e ballit. Ka qenë shumë i qetë edhe gjatë kohës që ka bërë deklaratë.

“E rrihte nënën. Thonë që pinte edhe lëndë narkotike. Sot ndodhi kjo që ndodhi. Unë isha brenda kur më thanë. Ia kishte prerë kokën e ia kishte varur në derë përjashta, në rrugë. Nuk e kemi parë ne, por kështu thonë. Thonë që thërriste ndihmë, ndihmë, por asgjë. Këtu shteti duhet që të funksionojë. Unë habitem se cfarë doktori është ai që ka dhënë firmën për të dalë. Ai duhet futur në burg”, tha komshiu ndersa intervistohej nga disa televizione..

“Nuk di cfarë të them. Vetëm të vërtitura kemi dëgjuar. Ishte zonjë grua, por ai ishte me penallti. Ishim brenda, nuk ishim jashtë. Dëgjuam të bërtitura, që ulëriste. Po thërrisnin e vrau , e vrau. Ai ishte problematik shumë”, tha fqinja tjetër.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY