Policia, kemi shume muaj qe hetojme Ndroqin. Te gjithe e dine se...

Policia, kemi shume muaj qe hetojme Ndroqin. Te gjithe e dine se hetuan 7 dite

141
0
Shares

Nje dite me pare SPAK u akuzua se kishte vetem 7 dite hetime deri ne sekuestrimin e pasurive te pronarit te dy televizioneve kritike me qeverine.

Policia deklaroi sot se ka 18 muaj hetime dhe bashkepunim nderkombetar. Nderkohe policia nuk po heton pasurite e personave te tjere qe jane denuar apo kapur ne shkelje penale mE te ashtuquajturin Pasmaciu. Mediat turke permendin disa emra qe nuk jane subjekt hetimi nderkohe qe burime afer instituciojit te akuzes flasin se ata posedojne pasuri te kosniderueshme te vena permes trafikut te heroines.

Deklarata e policise:

Policia e Shtetit

Finalizohet me sukses puna hetimore proaktive afro 18-mujore, për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme.

Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FLO në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, finalizoi me sukses ekzekutimin e urdhrit për sekuestrimin e pasurive dhe bizneseve të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu).

Pas afro 18 muajsh hetime proaktive të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me homologët dhe agjencitë ndërkombëtare ligjzbatuese, bazuar në provat e grumbulluara, u regjistrua procedimin pasuror Nr. 10 i vitit 2020, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), si subjekt i ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Bazuar në Vendimin Nr. 16, datë 01.08.2020, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe urdhrit të ekzekutimit të SPAK-ut, Policia e Shtetit sekuestroi pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në zotërim të shtetasit Ylli Ndroqi, si më poshtë:

• Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “RENDON OIL” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

• Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “YLDON” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

• Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “DON-UCD” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

• Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “REN-DON” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

• 80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “INTERKINEX” sh.p.k, me aksioner shoqërinë “YLDON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;

• 80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “Ecogades Landon Balcan” sh.a, me aksioner shoqërinë “Landon”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;

• 60% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ORA” sh.a, në emër të shtetasi Ylli Ndroqi dhe të masës 40% të kuotave në emër të shtetases M. N.;

• 51% të kuotave të shoqërisë “Landon” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

• 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “P 8 31” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

• 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ALBANIA BAY MARINE”, me aksioner shoqërinë “YI.DON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;

• 30% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “CHANNEL ONE” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

• Pasuria e llojit “apartament”, me sipërfaqe 117 m2, me adresë lagjja nr. 13, Plazh, Durrës;

• Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe 300 m2, me adresë Tiranë;

• Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe 600m2 dhe një ndërtesë me sipërfaqe 90 m2, me adresë Tiranë;

• Pasuria e llojit “njësi shërbimi”, me sipërfaqe totale 43.7 m2, me adresë Tiranë;

• Pasuria e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 67.3 m2, me adresë Tiranë;

• Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 15 m2, me adresë Tiranë;

• Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 300m2, me adresë Tiranë;

• Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 2026m2, me adresë Tiranë;

• Pasuria e llojit “apartament”, me sipërfaqe, 52.3 m2, me adresë Tiranë, në bashkëpronësi me shtetasen M. N;

• Pasuria e llojit “pyll”, me sipërfaqe totale 100.000 m2, në Tiranë (Lanabregas);

• Automjeti i tipit autoveturë, marka “Merces Benz”, modeli S600, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

• Automjeti i tipit autoveturë, marka “Rolls Royce”, modeli PHANTOM, në pronësi të shtetases M. N.;

Shoqëritë dhe pasuritë e tjera në pronësitë të shtetasit Ylli Ndroqi, në zbatim të ligjit, janë marrë në administrim nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.

Policia e Shtetit falënderon homologët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare për bashkëpunimin dhe koordinimin e veprimeve gjatë periudhës hetimore 18-mujore, me qëllim sigurimin e provave për burimin e të ardhurave për përfitimin e pasurive nga shtetasi Ylli Ndroqi.
/DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY