5 muaj pandemi, qeveria ende ka terapine intensive ne kolaps

5 muaj pandemi, qeveria ende ka terapine intensive ne kolaps

69
0
Shares

Nga Tritan Shehu

Terapite intensive ne kolaps, 23 paciente me 7 te intubuar!
Krahas numrit te larte te te infektuarve, 130 me numrin shume te vogel te testimeve 546 pra me nje pozitivitet te frikshem te tyre prej 24%, kemi dhe numrin shume te larte te pacienteve ne terapite intensive te te dy spitaleve 23 me 7 te intubuar.
Shifra keto tejet te rrezikeshme, vecanerisht per gjendjen strukturale larg standarteve europiane te tyre e numrin e pa mjaftueshem te personelit atje ku eshte shpresa e fundit e “Jetes”.
Se pari desheroj te bej nje homazh te thelle per ata mjeke reanimatore, specializante, infermiere, sanitare, te sektoreve mbeshtetes, per sakrificat qe po kryejne, devocionin e tyre qe po tregojne, por qe fatkeqesisht eshte diametralisht i kundert me impenjmin e Qeverise.
Kane kaluar 6 muaj nga fillimi i epidemise dhe nuk ka asnje permiresim substancial apo shtim te ndjeshem sasior a cilesor ne struture, pajisje e personel te ambjenteve te reanimacionit, shkak ky i humbjeve te medha qe kemi pasur midis atyre te semureve rende, vecanerisht te intubuarve, gje qe imponon:
—Urgjentisht duhen vene ne dispozicion te ketyre pacienteve teper te rende ambjentet kryesore te terapive intensive dhe me te kompletuara qe kemi, duke filluar nga QSUT e ne disa rrethe.
—Duhen mobilizuar grupet me te mira te reanimatoreve aktive ne kete perballje.
—Duhet mobilizuar e shtuar ndjeshem numri i personelit infermier ne reanimacion, per te arritur ne 1,5 infermiere per turn per paciente, nga 0,5 qe eshte aktualisht.
—Duhen pajisur reanimacionet me respiratore nga me modernet, ECMO, monitorim hemodinamik, qendror, teknologji mbeshtetese etj, ne nje kohe qe dhe Scaner egzistues qendrojne jashte sherbimit.
—Duhen porositur sa me shpejt struktura te gateshme, komplete e te montueshme reanimacioni, tashme me nje kapacitet minimal 150 poste. Etj, etj.
Te gjitha keto, qe jane krejtesisht te realizueshme ne nje kohe rekord (ne 3-4 jave Italia aktivizoi 4000 poste te tilla, ndersa Gjermania mbi 8000), jane kerkuar prej disa muajsh, por heshtja e Qeverise tashme ka kaluar cdo kufi, vecanerisht ne kete situate tejet te rende, qe po keqesohet cdo dite.
Quo vadis, keshtu, nqs kjo e keqe nuk ndalohet?!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY