Vetvaret ne drejtorine e policise, dy police po ndiqen penalisht

Vetvaret ne drejtorine e policise, dy police po ndiqen penalisht

217
0
Shares

Një 52-vjeçar nga Mirdita u vetvar në drejtorinë vendore të policisë së Durrësit mbrëmjen e së shtunës.

Tonin Tuci ka varur vetën në dhomat e paraburgimit me lidhësen e tutave sportive. Ndërkohë që policia ishte duke marrë deklaratat e familjarëve të tij të cilët e kishin denoncuar për dhunë në familje.

Në momentin kur ka ndërmarrë aktin e rëndë 52 vjeçari ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike.  Viktima ishte shoqëruar nga policia, pasi familja e kishte denoncuar për dhunë.

Sipas dëshmisë së dhënë nga familjarët ai i dhunonte sistematikisht, sidomos kur ishte i pirë. Gruaja e kishte denoncuar edhe më herët po kishte kërkuar falje, e për këtë arsye ishte lënë i lirë. Mësohet se Tonin Tuci ishte i papunë dhe alkoolist.

E gjithë ngjarja ndodhi në kohën kur të afërmit e tij po jepnin dëshmitë e tyre në lidhje me ngjarjen për të cilën ishte shoqëruar Tonin Tuci. Ndërkohë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur hetimin për dy punonjësit të cilët ishin përgjegjës për menaxhimin e situatës në momentin që e futën në dhomat e shoqërimit 52-vjeçarin. Një prej tyre është ndihmës specialist në Zyrën e Informacionit  dhe tjetri Specialist i Policimit në Zonë. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY