Policia shqiptare arreston ish ushtarin e UCK pas kerkeses serbe

Policia shqiptare arreston ish ushtarin e UCK pas kerkeses serbe

101
0
Shares

Veterani i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Murtez Kastrati nga Lipjani, sot është ndaluar nga Policia e Shqipërisë, pasi Serbia e ka dërguar emrin e tij dhe shume ish-pjesëtarëve të UÇK-së në INTERPOL.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, permes nje postimi ne rrjetet sociale.

Gucati u ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që ta lirojnë Kastratin.

“Ju bëjmë apel bashkluftëtarëve që këto ditë mos të lëvizin dhe të mos dalin në shtetet tjera. Shteti i Shqipërisë duhet sa më parë ta lirojë Murtez Kastratin dhe të mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në INTERPOL nga Serbia, deri sa do të vazhdojnë kështu duke u maltretuar në këtë formë njerëzit që dhanë çdo gjë që ne sot ta kemi shtetin, veteranët ende nuk janë në gjendje të lëvizin të lirë, Qeveria e Kosovës sa më parë duhet të marrë masa në këtë drejtim dhe të mos kemi më raste të tilla”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Kosova nuk është pjesë e Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL). Tentativat e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL kanë nisur që nga viti 2010.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY