Lirohet ushtari i UCK, Cakaj njofton Prishtinen, Mullai e mohon fare arrestimin

Lirohet ushtari i UCK, Cakaj njofton Prishtinen, Mullai e mohon fare arrestimin

125
0
Shares

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ne Kosove, Meliza Haradinaj-Stublla njoftoi se policia e Shqipërisë ka liruar ish-luftëtarin e UÇK-së, Murtez Kastrati, i cili u ndalua pas një kërkese që Serbia kishte dërguar në INTERPOL.
Haradinaj-Stublla tha Ne mesditen e se dieles se lajmin ia ka dhene homologu i saj shqiptar, Gent Cakaj. Sipas tij veterani i UÇK-së ishte liruar pak para mesdited dhe se ai ishte ndaluar për verifikim.

Sipas ministres Haradinaj-Stublla, Serbia po vazhdon me veprime ilegale ndaj Kosovës, ndërsa ka shtuar se Shqipëria duhet të përditësojë listat e dërguara nga Serbia, me qëllim, që sipas saj, ato të reflektojë “realitetin politik e ligjor të Kosovës”.

“Do të angazhohemi bashkë me organizatat e dala nga lufta që menjëherë qeveria, respektivisht MPJD dhe MPB e Republikës së Kosovës, t’u vë në dispozicion autoriteteve të Shqipërisë, listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ministrja Haradinaj-Stublla në një postim në rrjetin social Facebook.

Nderkohe ministria e Brendshme e Shqiperise mohoi te kete ndaluar nje veteran te UCK.

“Por, zëdhënësi i policisë së Shtetit, Gent Mullai i kontaktuar nga “Panorama Online” thotë se lajmi nuk është i vërtetë, duke mohuar kështu pretendimet shoqatës së veteranëve të Kosovës, sipas të cilave, Veterani i UÇK-së Murtez Kastrati nga Lipjani ishte ndaluar në Shqipëri”. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY