Lazaj, enigma e vetvrasjes ne nje vile ne “Rolling Hills” ne Farke

Lazaj, enigma e vetvrasjes ne nje vile ne “Rolling Hills” ne Farke

1013
0
Shares

Më 30 korrik 2020, biznesmeni 37 vjeçar, Eugert Lazaj, është gjetur pa jetë në vilën e tij në private, brenda kompleksit rezidencial “Rolling Hills” në Farkë-Tiranë, me 1 armë pranë vehtes, që sipas të dhënave të para policore, dyshohet se është vetëvrarë.

“Por një burim nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit-Tiranë, na ka dhënë info shkresore; sipas të cilës, pronari i resort “Adorions Palace” në Maminas, Eugert Lazaj, kishte “llogari” ligjore-administrative e gjyqësore me policinë shqiptare”, raporton Pamfleti.

Sipas informacionit zyrtar, biznesmeni jetonte në “Vila nr. 90”, me sipërfaqe 625,4 m2 e vlerë blerje 971 mijë e 97 Euro, që ndodhet në bllokun e tretë të kompleksit “Rolling Hills” në Farkë, ku u gjend pa jetë.

Lazaj e ka lënë shtetësinë shqiptare qysh më 26.11.2004, në moshën 21-vjeçare; për të jetuar jashtë saj me shtetësi tjetër.

Sipas dosjes, pas shumë vitesh ai është rikthyer për të bërë biznes me resort turistik e për të jetuar përgjithnjë në Shqipëri; por Policia e Shtetit, nuk e ka pajisur me leje të përhershme, por vetëm më leje të përkohëshme “Tipi D/AE- Veprimtari ekonomike”.

Për motive që i dinë vetëm agjencitë e specializuara brenda e jashtë Shqipërisë; Policia e Shtetit, mbështetur në Nenin 35 të ligjit 108/2013, me Urdhër Nr.07/1, datë 17.01.2019, i ka kërkuar viktimës Eugert Lazaj, të largohej nga territori i Shqipërisë.

Në datën 01.04.209, Lazaj i është drejtuar Gjykatës Administrative, me padi dhe kërkesën për sigurim padie, me objekt, anullimin e urdhrit të dëbimit, vërtetuar me Nr. Regjistri Dosje: 31132-01228-86-2019.

“Por qysh atëherë e deri ditën kur paditësi u gjet pa jetë, relatorja gjyqësore B.Hasa, nuk caktoi datë për fillimin e procesit të gjykimit. Ende nuk ka një informacion të plotë, se përse policia i kishte bërë urdhër dëbimi; e përse viktima Eugert Lazaj, nuk e pranonte dëbimin nga Shqipëria, shtetësinë e të cilës e kishte lënë qysh para 16 vitesh”, raporton serish Pamfleti.

Burimet thonë, se drejtësia ka nisur komunikimet, me homologët në shtetet ku ai ka jetuar; ndërsa paralelisht, po bën hetim për lidhjet dhe burimin e pasurisë së tij fillestare. Pamfleti.net

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY