DOKUMENTAT/ Veliaj miraton ndërtimin e kullave 18 kate te zona e Parkut...

DOKUMENTAT/ Veliaj miraton ndërtimin e kullave 18 kate te zona e Parkut të Liqenit

119
0
Shares

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa publikoi sot faktet se Erion Veliaj miratoi planin për ndërtimin e kullave 18 kate te zona e Parkut të Liqenit.

Veliaj kalon PDV (planin e detajuar vendor) për ndërtimet në zonen e parkut të liqenit artificial e emërtuar TR169, tashmë me percaktimet e reja kullat do të ndërtohen deri në 18 kate !

Klientet e zakonshëm të pushtetit, firma “51N4E” e njohur si firma ku punon vajza e kryeministrit dhe Gent Agolli, ish konsulenti i Sheshit Skenderbej, kane planifikuar ne PDV e re qe mori miratimin e Bashkise Tirane, ndertime per te gjithe zonen ne liqenin artificial. Zona njihet si e Garda e Republikes, ju dha Bashkisë Tiranë edhe Veliaj premtoi edhe genjeu që do ja kthente parkut te Liqenit”, njofton Ina Zhupa.

Erion Veliaj me vendimin nr.15308, datë 12.05.2020 ka miratuar zyrtarisht këtë plan duke i hapur rrugë kështu zhvillimit me ndertime në këtë zonë . Referuar nenit 25 te rregullores se planit per PDV-TR169 është përcaktuar që objektet do kenë lartësi projektimi deri në 18 kate . Siperfaqja e ndërtimit dhe rizhvillim është parashikuar te jete 61.000 m2 .

“E gjithë zona do ndërtohet siç kisha paralajmëruar edhe denoncuar me fakte që në 2018, me video të nxjerre nga AKPT. Tashmë siç pritej është miratuar që 50% do jenë godina publike, një nga keto Biblioteka Kombetare, kjo për të hapur rrugën që 50% të jenë kullat private të oligarkeve në zonën e liqenit ,me shërbime, banim, parkim etj. Mes për mes do kaloj rruga e famshme që ishte pjesë e planit të betonizimit, e denoncuar nga foltorja e PD ne mars 2009, ku 650 metra rruge do lidhin pikerisht kullat e reja te liqenit me rrugen e Kosovareve. Kujtojme qe keto 650 metra rruge per kullat private do na kushtojnë 2 milion euro nga taksat tona”, thote Zhupa. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY