TIRANE/ Prostituta 40 vjecare priste klientet ne prani te vajzes 7 vjece

TIRANE/ Prostituta 40 vjecare priste klientet ne prani te vajzes 7 vjece

261
0
Shares

Një grua 40-vjeçare, është arrestuar në flagrancë mbrëmjen e 30 Korrikut. Bashkë me të u vu në pranga edhe një 25-vjeçar, Idriz Besholli. Pasi u ndoq për disa orë nga policia, ajo u prangos në një hotel në afërsi të një qendre tregtare në periferi të Tiranës, ku ushtronte profesionin e prostitutës.

Por duket se krimi si saj më i madh nuk ishte prostitucioni. Gruaja kishte me vete në dhomën e hotelit edhe vajzën e saj, vetëm 7-vjeçe. 40-vjeçarja kryente marrëdhënie me klientët e saj në prezencë të vajzës së mitur.

Kur policia ka hyrë në dhomën e hotelit, gruaja ka tentuar të fshehë të bijën në tualet. Më pas ajo është marrë dhe është dërguar në një qendër për mbrojtjen e fëmijëve. Gruaja që u arrestua dy ditë më parë është bërë e njohur për publikun në Shtator të vitit të kaluar përmes emisionit investigativ Stop.

Ajo duket teksa prostituon në rrugë, në prani të fëmijëve, të cilët i shfrytëzonte për të ndaluar makinat, me qëllim sigurimin e klientelës.

Denoncimi u bë nga banorët e zonës ku ajo ushtronte profesionin e prostitutës.

Policia ishte vënë në ndjekje të vetë gruas për të siguruar prova ligjore për ndalimin e saj në flagrancë. Klan Plus

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY