PD denoncon aferën: Qeveria bleu me kontratë sekrete nga Dhoma e Avokatisë...

PD denoncon aferën: Qeveria bleu me kontratë sekrete nga Dhoma e Avokatisë tokën që i fali 7 vjet më parë

169
0
Shares

Departamenti i Antikorrupsionit ka denoncuar sot nje afere tjeter, ku ne fokus qendron godina e Dhomes se Avokatise.

PD zbulon aferën me Pallatin e Drejtësisë, ku selia blu thekson se qeveria bleu me kontratë sekrete nga Dhoma e Avokatisë tokën që i fali 7 vjet më parë.

Me poshte detajet e Denoncimit:

Me vendimin nr. 234, datë 17.04.2019, Këshilli i Ministrave vendosi fillimin e procedurave për programin e integruar të zhvillimit “Poli i Drejtësisë”, nëpërmjet të cilit synohej zhvillimi i një zone urbane në funksion të krijimit të një blloku të integruar infrastrukture për akomodimin e institucioneve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë dhe të institucione të tjera të interesuara, me qëllim mbështetjen e këtyre institucioneve me infrastrukturën e nevojshme dhe bashkëkohore, në mënyrën më të shpejtë të mundshme. Ky program, sipas VKM-së, do të zhvillohet në pronën me nr. 1/644, të ndodhur në zonën kadastrale nr. 8210, Tiranë, duke përfshirë edhe çdo pronë shtetërore kufitare ose që ndodhet pranë kësaj pasurie, përfshirë pronën me nr. 1/645, pasuri e llojit truall, dhe godinën e ngritur në këtë pronë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

“Godina e ndërtuar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, në zonën kadastrale nr. 8210, Tiranë, është pjesë integrale e zhvillimit të programit, me qëllim sigurimin e ambienteve /zyrave të punës dhe të përfaqësimit për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe Shkollën e Magjistraturës” përcakton VKM-ja. Në vijim përcaktohet se në fazën e parë të programit, grupi ndërinstitucional i punës, pasi vlerëson gjendjen juridike të godinës së DHKA-së si dhe kryen vlerësimin e saj, negocion me DHK-në për blerjen e kësaj pasurie. Pra, Këshilli i Ministrave, në fillim përcakton programin për zhvillimin “Poli i Drejtësisë”, që përfshin edhe objektin në pronësi të DHKA-së, duke e marrë të mirëqenë përfundimin me sukses të asaj çfarë parashikon në vijim: vlerësimin e pronës dhe rënien dakord me pronarin, DHKA-në, për shitjen me çmimin e negociuar. Pyetja që lind është se si do të procedohej në rast se DHKA-ja, pronari i ligjshëm, me të drejta të plota mbi pronën, nuk do të kishte vullnetin për ta shitur atë, apo nuk do të bihej dakord mbi çmimin e propozuar? Por mesa duket, kjo çështje ishte parazgjidhur mes palëve.

Mungesa e plote e transparencës në lidhje me këtë kontratë, përforcon dyshimet e ngitura edhe më herët, mbi këtë rast.

Përse Këshilli i Ministrave nuk e publikon kontratën e lidhur me DHKA-në?

Përse kujdeset aq shumë që në vendimin e tij të mos rezultojë asnjë vlerë konkrete e çmimit të blerjes, por referon tek projektkontrata, por që nuk ia bashkëlidh vendimit të publikuar, sikundër përcakton vetë vendimi?

Si e justifikon vlerën e raportuar nga mediat, 11 mln Euro, të godinës së DHKA-së, e cila u ndërtua pa kundërshpërblim mbi truall shterëror?

Nuk ishte alternativë më ekonomike ndërtimi nga vetë shteti i kësaj godinës së nevojshme?

Do të arrinte vallë kostoja e një objekti me të njëjtën sipërfaqe ndërtimi (rreth 15.000 m2, duke pasur parasysh sipërfaqen e çdo kati me 3731 m2) vlerën 11 milionë euro?! Kurrsesi!!!

Kjo është afera e paralajmëruar e radhës, ku kryeministrit nuk i dridhet dora, në rastin më të mirë, të shpërdorojë, miliona euro të shqiptarëve ekonomikisht të rrënuar.

Përballë mungesës së përhershme të vetëdijes mbi detyrimin për transparencë të kryeministrit, SPAK ka detyrimin të hetojë…por dhe të vepruarit e SPAK-ut tashmë është bërë si puna e hallës…

/DRONI,al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY