Greqi, kapen 70 kile kokaine me destinacion nje vend ballkanik

Greqi, kapen 70 kile kokaine me destinacion nje vend ballkanik

190
0
Shares

Zbulohen ne Greqi 70 kile kokaine me destinacion nje vend ballkanik.

Mediat greke shkruajnë se në bazë të rriskut, u zgjodh një kontenjer për t’u kontrolluar me rreze X, ndërsa lënda narkotike ishte destinuar për një vend në Ballkanin Perëndimor.

Sistemi zbuloi një material të dyshimtë, çka më pas u krye një kontroll fizik gjatë së cilës me ndihmën e një qeni u gjetën 60 pako kokainë, me një peshë totale prej 70.5 kg. Droga u fsheh me kujdes brenda enës dhe posaçërisht në vendin e ftohjes.

Prokurori i Gjykatës së Shkallës së Parë të Pireut tashmë është informuar dhe po zhvillohet një hetim paraprak.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY