Personi që shihni në fotot, është Florian Lamçja, i cili mbeti viktimë pas një sherri me dy persona të tjerë në një lokal në Elbasan në orët e para të mëngjesit.
Burimet bëjnë me dije se ai njihej edhe me nofkën “Flor Qorri”. Florian Lamçja është vëllai i Olti Lamcja, i cili disa vite më pare ka vrarë me arme zjarri pronarin e një diskoje në Elbasan, Almir Canin.
Olti eshte denuar me 22 vite burg. Aso kohe u fol se vrasja e Canit ndodhi per nje borxh. Sakaq viktima Florian Lamçja kishte pirë bashkë me dy autoret deri ne oret e para te mengjesit, dhe pas nje sherri banal ka nisur dhuna verbale.
Ai eshte qelluar me shishe birre ku goditjet në kokë dyshohet i kanë shkaktuar vdekje.
23-vjeçari rezulton të ketë precedentë penalë, ndërsa kishte njohje edhe me Emiljano Ramazanin të ekzekutuar 10 ditë më parë në një atentat mafioz.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/