Mijëra paund dhe euro në autobus, arrestohet shoferi në Durrës

Mijëra paund dhe euro në autobus, arrestohet shoferi në Durrës

166
0
Shares

Plot 25 pako me 545 celularë kontrabandë, 2 kondicionerë, goma kamioni dhe automjeti, si dhe pako me veshje të ndryshme janë sekuestruar në portin e Durrësit dje, 28 korrik 2020.

Gjithashtu strukturat e Administratës Doganore në bashkëpunim me Policinë bllokuan dhe 30000 paund dhe 78730 euro cash.

Pakot me celularë u gjetën pas kontrollit të policisë së portit të Durrësit mëngjesin e sotëm.

Autobusi drejtohej nga shtetasi i identifikuar me inicialet I.F, 41 vjeç, banues në Vlorë.

Mallrat vinin nga Italia me një autobus udhëtarësh në drejtim të Shqipërisë, dhe sasia e celulareve dhe Cash-it nuk ishte deklaruar.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY